Skënder Karaçica, Çikago

Skënder Karaçica, Çikago
Tej e tej lajmit
 
MË SHUMË KAMERA PËR BIG BROTHER,MITINGU I POEZISË NË GJAKOVË I LËNË PAS DORE
 
Manifestimi Big Borther, tarishta e turpit për Kosovën, përditë kamerat e televizioneve inçizojnë, përcjellin (d)ebatët e mysafirëve të përdalur e, të dalldisur si kuajt e pelat në livadhe, ndërsa  për ngjarjet e jetës kulturore me kod të jubileut të 60-vjetorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë e kanë lënë pas dore(!).
Këso kohe,ngjarjet e tubimeve shkencore, kulturore dhe të fushave të botimit të librit të krijuesve tanë në Kosovë, RTK-ja si medium  publik, kamerat e saj nuk shkojnë për të inçizuar e për të bër lajm të ditës. Dikur,në këtë medium publik(RTP)ngjarjet në fushë të kulturës, të  gjuhës, të historisë dhe të botimit të librit shkencor e letrar, i pati përcjellë me përkushtim me kodet e gazetarisë së kohës Shaqir Foniqi me ekipin e tij.
Në manifestimin letrar të 60-vjetlorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë,. nuk pati kamera, nuk pati gazetar të fushës së kulturës  dhe, kjo ngjarje jubilare e frymës së letërsisë e të artit të poezisë që krijohet në nënqiellin e Kosovës, mbeti pa lajm, mbeti në errësirën e sheshit plot zhurmë e, pa asnjë interesim nga RTK-ja në Prishtinë, që për ne këndej ekranit dhe me taksat tona të na afrojë lajmin e jubileut të poezisë shqipe në Kosovë!

Duhet theksuar se në ekranet e RTK-së nuk defilojnë emra të gazetarëve që i përcjellin ngjarjet, shih për këtë, në ekran do të dalin emra të pozitës (lexo: redaktor i emsionit) e gazetarët dhe ekipi i RTK-së po mbetët në terrin informativ të kohës...!
RTK pse nuk pati emision më të zgjeruar të rubrikës së kulturës(nëse e kanë në redaksinë e këtij mediumi)për manifestimin jubilar të 60-vjetorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë...?!
Për fund në shënjë proteste kulturore e kundër Big Brother, nuk ka  ditë me diell të Kosovës, që nuk i shohim kamerat e televizioneve në tarishtën e hamshorëve duke lozur lojën e djallit e të turpit për kombin tonë!
RTK kthehuni më kohë në ngjarjet e jetës kulturore në Kosovë e mos hezitoni nga pozitat kolektive, më shumë redaktorë të lajmeve se sa gazetarë  të(pa)rubrikave për kulturë, të gjuhësisë, të shkencës, të historisë e të fushave të këtij rrafshi kombëtar...!
 
Çikago,më 13 nëntor 2024
Skënder Karaçica, Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394  | Email: [email protected]