Fatmir Gjata - Poezi

Fatmir Gjata - Poezi
ISMAIL 
 
U zgjua shpejt sonte Tirana, 
pa fjetur ish Dajti përbri
Diku në hije fluturonte, 
një lajm për kob edhe për zi.
 
Ca lajmëtarë u nisën shpejt, 
me pelerinë sikur qëmot
Nuk është më shpirt i këtij kombi, 
duket sikur mbeti pa zot.
 
Në gurrat flitet pëshpërimë, 
ndoshta shqiponjë rri e menduar
Edhe shkëputet prej flamurit, 
niset me krahë të dridhëruar.
 
Në gjitha rrugët plot me pluhur, 
nëpër ca shtigje e nëpër re
Ku frymë e tij ish ngurtësuar, 
ku trup i lodhur mbase fle.
 
Dhe qiell i verës bëhet fletë, 
diku ka nisur të bjerë shi
Kështu fillojnë nëpër legjendë, 
kur vdes e ngjallesh përsëri.