Regina Resta, Biografia dhe poezi (Përktheu Angela Kosta)

Regina Resta, Biografia dhe poezi (Përktheu Angela Kosta)
REGINA RESTA
 
Regina Resta ka lindur në Castellammare di Stabia (Napoli - Itali), më 20 qershor 1955. Pasi mbaroi studimet në Universitetin "Federico II" në Napoli për Shkenca Biologjike, ajo u martua dhe u transferua në Galatone (Lecce - Itali). Nënë e tre fëmijëve, midis përgjegjësisë dhe bashkëpunimit në Kreun e Famullisë Karitas në Dioqezën të Nardò-Galipolit për 40 vjet, Regina kultivon pasionin e saj si poete dhe shkrimtare.
Bashkëpunon dhe shkruan në media të ndryshme të letërsisë, ashtu sikurse edhe në anglisht. Ka bashkëpunuar me webtv myboxtv, në rubrikën e artit dhe kulturës "Verbumlandia" të ideuar dhe drejtuar prej saj.
Regina ka botuar disa nga veprat e saj në revistat kulturore kombëtare, duke përfshirë "Il Saggio - I Mençuri". Shumë poezi janë pjesë e përmbledhjeve antologjike: "Donna... Mister, Art - Grua... Mister Art dhe "Versi Diversi - Vargje të ndryshme - XI dhe XII edition".
Është fituese e këtyre çmimeve:
- Çmimi i 2°, me përmbledhjen: "L'ultimo Sogno - Ëndrra e fundit" në Çmimin e Parë Ndërkombëtar të Artit Europclub Messina (Taormina, 2010)
- Çmimi i 2° Ndërkombëtar me përmbledhjen "Amore... a kilometro zero - Dashuri... në kilometër zero ", Europclub Messina International Art, 2011
- Diplomë Nderi "Mario Luzi", 2010
- Diplomë Merite "Il Saggio - Auletta Terra Nostra", 2010
- Diplomë Merite XIII dhe XIV Edicioni i Konkursit Ndërkombëtar të Poezisë së Ebolit.
- Çmimi i Shtëpisë Botuese Montedit - Le Schegge d'Oro Series - (Libri i çmimeve), 2010
- Çmimi Kombëtar i Poezisë "Io Esisto - Unë Ekzistoj", 2011 i U.I.L.D.M. Sec. Di Ottaviano (Na)
- Përmendje Nderi në Konkursin e Parë Kombëtar të poezisë Taranto "A come amore", (2011)
- Çmimi i 2° në Konkursin Kombëtar Letrar 2011, "Con... Versi... amo al Casale", Miqtë e Bibliotekës Komunale San Salvatore (Telesino)
- Diplomë Finaliste për Antologjinë "Accademia Gioacchino Belli", (Romë - 2011)
- Mirënjohje Çmimi për Kulturën i Çmimit Juan Montalvo, në vitin 2015, si dhe shumë çmime të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.
Regina Resta è Autore e shumë veprave poetike ndër të cilat më të rëndësishmet janë:
- "Graffi di vita - Gërvishtje jete" (2009)
Në këtë përmbledhje ka disa poezi të vlerësuara me çmime "L'ultimo sogno - Ëndrra e fundit" (2010), Çmimi i 2-të Europclub Messina "Amore... a kilometro zero - Dashuri... në kilometër zero"(2011), Çmimi i parë Europclub Messina
- "Al mercatino delle pulci - Në markatën e pleshtave" (Edit - Santoro, 2013)
- "L'Amore è passeggero - Dashuria është kalimtare" (Edit Santoro, 2015)
- "Voglia di avere Voglia - Dëshira për të pasur dëshirë", përkthyer nga Mirjana Dobrilla dhe botuar në Serbi nga revista Maidan, 2016
- "Essere solo me stessa - Të jem vetëm vetvetja", përkthyer nga Mirjana Dobrilla dhe botuar në Serbi nga Zlatomir Iovanoviç, 2022
Regina është autore e recensioneve dhe eseve: Sergio Camellini, Annamaria Mangione, Gennaro Carrano, Max Loy, Pierfranco Bruni, Bhagirath Choudhary,  si dhe të kritikave letrare si në italisht po ashtu edhe në anglisht.
Në vitin 2015 mori Pllakën për Kulturë në Çmimin Juan Montalvo në vitin 2015, me Guaman Jara Allende Neumane, Alessandro Quasimodo, Hafez Haidar.
Qendra Lunigianese e Studimeve Danteske, organizuesja e Çmimit Ndërkombëtar të Poezisë për Paqen Universale "Frate Ilaro del Corvo'', e emëroi Ambasadoren të Paqes.
Regina ka marrë Çmimin e Kritikës, 2016 nga Çmimi Ndërkombëtar i Poezisë për Paqen Universale "'Frate Ilaro del Corvo".
- Çmimin për Karrierë në "Çmimin Angeli" nga Aida Abdullaeva (Pesaro, 2018)
- Doktoratë Nderi nga Universiteti i Beogradit për Letërsi, në vitin 2020
- Çmim në Konkursin Ndërkombëtar të Artit Letrar "La città della Rosa", edicioni 2020, Çmimi i Paqes në Çmimin Ndërkombëtar De Finibus Terrae VI, edicioni "La Città bella" nga Dr. Mariateresa Protopapa
- Në vitin 2021 Çmimin Ndërkombëtar Apollo Sirmiensis - Beograd
- Çmimi Internacional "Michelangelo" Andaluzia, (2022)
- Në vitin 2023 Çmimin e "I Divinamente Donna D'eccellenza" në Romë në Sallën Zuccari të Senatit
- Nëntor 2023 edicioni 1° i Çmimit "Shembulli i Mirë" në Pesaro në Pallatin e Muzeut Aleksandër të Kontit Alessandro Marcucci Pinoli
- Në vitin 2024, Çmimin Special në Çmimin VI Letrar "Bamirësi është të dhurosh" nga Luciano Manfredi
- Çmimi Ndërkombëtar Giant of Global Culture International Award Mil Mentes por Mexico, 2024
Në vitin 2020, ideoi dhe botoi si Drejtoreshë Editoriale VERBUMPRESS
(https://www.verbumpress.it/), revistë kulturore dymujore me Drejtor Përgjegjës Roberto Sciarrone, gazetar, historian, pedagog në Universitetin "Sapienza" në Romë.
Krijesa më e rëndësishme e saj, është Shoqata Ndërkombëtare VerbumlandiArt.Aps të cilën e themeloi në vitin 2013, ku është Presidente.
- Anëtare Nderi e Jurisë së Çmimit Ndërkombëtar "Dafne" nga Marina Pratici, 2021
- Anëtare themeluese dhe Zv. Presidente e Assit. "Angeli-Aps" të Aida Abdullaeva
- Në vitin 2019 themeloi lëvizjen artistike "Ngjyrat e Salentos"
- Në vitin 2022, organizoi "Catena Donna" për Paqen, ligjshmërinë dhe mbrojtjen mjedisore me figura femërore nga bota e kulturës ndërkombëtare dhe mbështetjen e një komiteti me figura të shkëlqyera burrash të kulturës.
- Gjithashtu në vitin 2022 krijoi projektin DIVINAMENTE DONNA, kundër dhunës gjinore
Në 25 Tetor 2024, organizoi dhe bëri prezantimin e autorëve të poezisë, narrativës dhe eseve: Edicioni XI i Çmimit Ndërkombëtar të Përsosmërisë "Città del Galateo-Antonio De Ferrariis" (Milano), event i cili u trasmetua në lajmet e kanalit televiziv Tg4

TË DASHUROJ LËKURËN TIME TË PËRDHUNUAR

Janë vetëm hije kineze
ato që sheh të reflekuara në pasqyrë
trupa të etur detajesh pakuptim.

Kam frikë nga kjo natë e thellë
me ankth hyn dhe më ngre në fluturim
aty ku kujtimet, e riarnuara nga koha
më sjellin nën tingëllimin e kambanës.

Nëse do të mundesha, do ta mbuloja me blozë
këtë jetesë të ngadalshme dhe të pamëshirshme
që shkarravit një jetë
shtrirë në një fletë transparente
duke kërkuar simbole dhe masa
dhe shumë përgjigje të çdo dyshimi
të pashprehur.

Shpirti yt pëshpërit fjalë të ashpra
nuk krijon emocione
sepse je i dehur nga dhimbja
përpiqesh të kapësh zemrën time të brishtë
vetëm për ta lënduar.

Kërkoj psherëtimat e hënës,
spirale yjesh
për të dëgjuar detin,
për të dashur lëkurën time të përdhunuar.

VELLOJA BLU E NATËS

Është vetëm një vello e lehtë, blu
që mbulon fytyrën time.
Ngadalë rrëshqet duke më zbuluar sytë
koha ndalon pa mëshirë
teksa i lejon ajrit të më mbështjellë.
Në qiell zgjidhen nyjet e imazheve të jetës sime
shtrihen derisa të arrijnë retë
të mbledhin grushte oksigjeni për t'u ngopur.
Dëgjoj zëra të largët, aroma të njohura
gjëra të dashura dhe të çmuara
esenca të dashurive dhe të mundimeve të së shkuarës.
Dëgjoj fjalë dhe tinguj të huaj
të cilët bëjnë të më përgjakosen plagosje kurrë të mbyllura.
Jeta shpesh nuk i shëron plagët
dhe vendos nëse do ta shesë apo jo ilaçin e saj mrekullibërës
kë të spërkasë me pluhurin magjik
por për mua duarbosh ka kaluar.
Ngadalë sytë mbyll
dhe velloja blu e natës
fytyrën time kthehet të mbulojë.

ËNDËRROJA TË UDHËTOJA

Ëndërroja të udhëtoja
të shkoja larg
të humbisja veten përtej kufijve të ditës
përtej kufijve të detit.

Të përshkoja shtigje yjesh
të gjurmuar nga era
ku ëndrrat gërshetohen
me rërën e kohës.

Doja të humbisja
në rrugicat e panjohura
ku zërat e lashtë 
tregojnë histori të heshtura.

Ndër qytete kurrë të papapara 
dhe shkretëtira të pafundme
ku qielli është i thellë 
dhe horizontet të kthjellëta.

Dhe ndoshta, kush e di, 
të gjej vetveten 
ndër hapat e gabuar endacake
dhe një qiell të reflektuar.

Por pastaj e kuptova
se udhëtimi tashmë është këtu, 
në këtë shikim të përhumbur 
mes ëndrrave të mia dhe të tuave: Po!

Përktheu: Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese