Angela Kosta -Aktivitet kulturor shqiptar në Itali (shqip/italisht)

Angela Kosta -Aktivitet kulturor shqiptar në Itali (shqip/italisht)
NË ASTI ITALI - QENDRA KULTURORE DHE ARTISTIKE SHQIPTARE "MARGARITA XHEPA" NË EDIZIONIN E DYTË TË PARADËS SË MADHE TË KOSTUMEVE DHE MUZIKËS TRADICIONALE SHQIPTARE.

Dje, më 23 shtator, Qendra Kulturore Artistike Shqiptare “Margarita Xhepa" rreth orës 15:00', për të dytin vit radhazi të këtij aktiviteti të madh, hapi paradën e madhe me kostume të ndryshme popullore dhe muzikë tradicionale shqiptare... Gjithçka nisi nga Sheshi Roma ku më pas parada vazhdoi drejt Corso Alfieri, Piazza Alfieri, Piazza 1° Maggio dhe më pas u ndal në parkun e makinave Way - Assauto ku filloi koncerti dhe festa me muzikantë, këngëtarë dhe grupe vallëzimi të ardhur nga diaspora jashtë Italisë dhe nga komunitetet shqiptare të qyteteve të ndryshme italiane, deri pas mesnatës. Numri i madh i pjesëmarrësve shqiptarë dhe i shumë të huajve të tjerë, të gjithë të bashkuar me flamurin e kuq ndër duar, sollën dhe shoqëruan kostumet e bukura popullore. Në këtë Paradë të Madhe morën pjesë të rritur dhe fëmijë të të gjitha moshave. Qytetarët e vendit u përzien me shqiptarët, duke kënduar e kërcyer të gjithë së bashku, pa dallim gjuhe apo muzike dhe tradita të ndryshme. Kultura, kostumet, dhe traditat shqiptare u vlerësuan shumë nga qytetarët e Astit dhe pjesëmarrësit e të ftuarit e shumtë prezent në këtë festë. Në fund ky event madhështor përfundoi me shijimin e pjatave tipike shqiptare dhe me premtimin se do të takoheshin sërish të gjithë për të festuar bashkë. Qendra Artistike dhe Kulturore Shqiptare “Margarita Xhepa" është nën strukturën e Shoqatës Assoalbania Piemonte Onlus, e cila së bashku me Komunitetin Shqiptar të Astit rinovuan godinën që ishte në prishje e sipër. Duhet theksuar se të gjithë mësuesit, instruktorët, menaxherët dhe organizatorët e kësaj Qendre janë vullnetarë. Qendra ndër të tjera ka edhe shkollën e gjuhës shqipe “Udha e Shkronjave” ku deri më tani janë regjistruar fëmijë të shumtë. Qendra “Margarita Xhepa” ofron edhe kurse në: aktrim, kërcim, violinë, këndim, gjuhë shenjash për ata që nuk flasin apo dëgjojnë, instrumente tradicionale, pikturë, anglisht etj. Kjo Qendër organizon herë pas here aktivitete të ndryshme shoqërore dhe kulturore që sjellin në skenë muzikën dhe vallet shqiptare me veshjet tradicionale të trevave tona.


Ieri il 23 settembre, il Centro Artistico e Culturale Albanese "Margarita Xhepa" (Asti - Piemonte), diede via alla 2° Edizione della più Grande Parata di Sempre di Danza e Costumi Albanesi. Verso le ore 15 : 00', per il secondo anno consecutivo, questo Evento di grandi dimensioni diede via alla sfilata con vari costumi popolari e musiche tradizionali albanesi... Il tutto cominciò da piazza Roma proseguendo la sfilata verso il Corso Alfieri, Piazza Alfieri, Piazza 1° Maggio per poi fermarsi al parcheggio Way - Assauto dove ebbe l'inizio il concerto e la festa con musicisti, cantanti e gruppi di ballo arrivati da Diaspora fuori l'Italia e dalle Comunità albanese di varie città italiane fino a mezzanotte inoltrata.
Il grande numero dei partecipanti, albanesi e non solo, tutti uniti con la bandiera rossa tra le mani, portarono e accompagnarano i bellissimi costumi tradizionali folcloristici. In questa Grande Parata, parteciparano adulti e bambini di qualsiasi età. I cittadini del paese si mischiarono con gli albanesi, cantando e ballando tutti insieme, senza distinzione di linguaggio diverso oppure musica e tradizioni. La Cultura, i costumi e le tradizioni albanesi furono molto apprezzati dai cittadini astigiani e numerosi partecipanti e invitati. Alla fine, questo grande Evento si è chiuso con la degustazione dei piatti tipici albanesi, con la promessa che ci sarebbero ritrovati per festeggiare di nuovo tutti insieme.
Il Centro Artistico e Culturale Albanese "Margarita Xhepa" è sotto la struttura dell'Associazione Onlus Assoalbania Piemonte, la quale, insieme alla Comunita Albanese di Asti hanno ristrutturato questo edificio che era in degrado. Bisogna sottolineare che, tutti gli insegnanti, istruttori, dirigenti e organizzatori di questo Centro sono volontari.
Questo Centro ospita, tra le altre, la scuola di lingua albanese “Udha e Shkronjave” dove fin'ora sono stati iscritti numerosi bambini. Il Centro “Margarita Xhepa” offre anche corsi di: recitazione, danza, violino, canto, linguaggio dei segni per chi non parla e non sente, strumenti tradizionali, pittura, inglese, ecc. Questo Centro organizza di volta in volta diverse attività sociali e culturali che portano sul palco musiche e danze albanesi con gli abiti tradizionali delle nostre regioni.
 
Përgatiti Angela Kosta, përkthyese, shkrimtare, poete, publiciste
dhe Zv. Drejtore & Zv. Kryeredaktore në Albania Press.