Zeqirja Idrizi - Fragmente të shkëputura nga libri “Bllaca ‘99”

Zeqirja Idrizi - Fragmente të shkëputura nga libri “Bllaca ‘99”
Fragmente të shkëputura nga libri “Bllaca ‘99” - Përjetimet e të dëbuarve me dhunë nga forcat serbe
 
KUR TË DHEMB NJË PJESË E TRUPIT I TËRË TRUPI ËSHTË I SËMURË
 
Zeqirja Idrizi
 
“(...) Unë nuk do t'i harrojë kurrë refugjatët kosovarë, që kam takuar këto kohët e fundit. Disa prej tyre mezi arrinin të flisnin për ato që u kishin ngjarë. Dhe ishin larguar me shpresën se bota nuk do t'i kthente shpinën. Më në fund, vendosmëria jonë arriti ta ndalonte fushatën e mbrapshtë të spastrimit etnik. (...)”...- shkruante Zeqirja Idrizi për migrimet shqiptare në trojet etnike.
Edhe lëvizjet e sotme në trojet etnike si edhe një shekull më parë përjetojnë pothuajse të njëjtat dhimbje, serbo-sllavët insistojnë që me dhunë të përvetësohen tokat shqiptare - Kosovën. Ky nivel shtazarak i tyre ka për qëllim zbrazjen dhe shfarosjen, pastrimin etnik të kësaj treve. Këto dëbime që ndodhin në ditët e sotme me një fluks të madh nuk mundin dhe nuk do ta mposhtin kurrë Kosovën dhe kufijtë e saj, derisa shqiptarët s'i njohën e nuk i pranuan kufijtë që u ngritën midis tyre, e kjo vërtetohet me strehimin e tyre në Shqipëri, Mal të Zi dhe në Maqedoninë Perëndimore (në trojet etnike), sepse ata që të gjithë së bashku, i madh e i vogël janë një trup e një shpirt që i lidh një gjak, një gjuhë, një flamur, një histori dhe një e tashme e lavdishme, një atdhe. Pikërisht këtë e dëshmojnë gradecarët e Dërrallës, me humanitetin e tyre duke u kujdesur për vëllezërit e tyre të gjakut edhe sot në këto ditë të vështira. Gradecarët e Dërrallët, si atëherë edhe sot, dëshmohen me humanitetin e tyre dhe kujdesin që tregojnë me strehimin dhe mbajtjen e shumë familjeve të vëllezërve të tyre të gjakut, sepse një proverb e vjetër popullore thotë:
“Kur të dhemb një pjesë e trupit i tërë trupi është i sëmurë”....