Libër i ri - SHQIPËRIA ËSHTË MA E MADHE SE SHQIPËRIA

Libër i ri - SHQIPËRIA ËSHTË MA E MADHE SE SHQIPËRIA

Libër i ri

SHQIPËRIA ËSHTË MA E MADHE SE SHQIPËRIA

 

Një titull mjaft sugjestiv e me një simbolikë shumëdimensionale. Madhështi! Këtë gjetje e bëri veprimtari i palodhur i çështjes kombëtare e krijuesi i pashtershëm Atdhe Geci për librin e tij më të ri, ku me fakte argumentohet se vërtet Shqipëria është më e madhe se Shqipëria. E po kështu duhet të veprojmë, jo me fjalë e retorikë boshe, por me vepra e dokumente, që na mundësojnë të rikthehemi aty ku ishim shekuj më parë, në kufijtë e Shqipërisë së vërtetë, Shqipërisë Reale.

Thuhet koha shëron plagët! Po plagët tona janë të shumta. Në krye të tare qëndron plaga e quajtur ÇAMËRI! E vjetër sa vetë njerëzimi! Shërimi i saj paqëson shpirtrat tanë për jetë e mot! Kështu thonë ata që e njohin problemin në rrënjë e që gjëllijnë brenda faqeve të këtij libri monumental, kësaj kryevepre antologjike që i bën jehonë një zërit të arsyes, për të kaluar nga fjalët në vepra.

Pra, ta jetësojmë Republikën e Çamërisë, sepse ajo është shumë e vjetër, me rrënjë hyjnore! Këtë e ka shpjeguar mjaft qartë mendjendrituri ynë, Sami Frashëri, kur qysh në vitin 1889, mu në zemër të Stambollit, në librin “Gjeografia e Çamërisë” shkruante:

“Republika e Çamërisë (e Epirit), njihej që në lashtësinë e hershme Republikë. Epiri i Çamërisë qysh në shekullin VI-të p.e.r. e fitoi kuptimin politik, Republikë.

Thesprotianët e vjetër i përkasin thjesht popullit pellazg. Ata ishin të një gjaku dhe kishin të njëjtën gjuhë me popullin e Kaonisë dhe të Mollosisë. Për shumë kohë Republika e Çamërisë (Epirit) u qeveris nga krerët e tyre dhe pastaj për një periudhë u qeveris në formën e republikës.

Epiri atë kohë banohej nga shumë fise, ndër të cilët kryesorë ishin thesprotët, kaonët dhe molosët. Me gjithë disa veçori të jetës kulturore e politike, këto popullsi ishin etnikisht të një trungu me pellazgo-ilirët”.

 

Orfeu, nga profili i Bedri Tahirit