Skënder Karaçica - Frymë reagimi

Skënder Karaçica - Frymë reagimi
FRYMË REAGIMI
 
Prej librave në gjuhën  shqipe nuk ka bukë...!
 
Profesori me gradë shkencore(dr)nga Kërçova:Leni librat shqip se prej tyre nuk ka bukë e,mësojeni gjuhën angleze...!
Para do kohe,erdhi në  Çikago, profesore i shtyer në moshë,me gradën shkencore(prof.dr)dhe me mërgimtarët shqiptarë mbajti ders se jo mahi...Hyri  e doli,nëpër udhë e(pa)udhë duke mos kursyer ,,rrafshin e tij shkencor,,(sic!)tash e sa vjet nëpër dyert e universitetit në Shkup  e Tetovë,para brezave të rinj shqiptarë...
Duke biseduar me mërgimtarët,aty kishte të moshuar që,koha e mërgimit ua kishte shembur kurrizin e jetës dhe,profesorë të fushave të ndryshme.Foli e foli,pajada,profesori nga Kërçova e,përmes fjalës nuk ngurroj të thotë zëshëm:
- Leni librat e gjuhës shqipe se prej tyre nuk ka bukë e,mësojeni    gjuhën angleze,-u thoshte (p)rofesori nga Kërçova,mërgimtarëve në Çikago.
Në frymën  e reagimit:A thua i kujtohet (p)rofesorit fjala e tij kutrrum dhe e pa matur mirë në Çikago,duke denigruar gjuhën e lashtë shqipe indo-evropiane,tiparët e saj gramatikore kanë vënë gurët e qytetërimit në Evropë dhe më gjërë në botë?!
(P)rofesor me gradë të lartë shkencore(prof.dr)ne nuk harrojmë,ne gjykojmë se si dikush pa na zë diellin e shenjës dalluese kombëtare të shqipes...!

Ne nuk harrojmë në Çikago...!
(Nga notesi im)