Vladimir Shyti - PRES NATËN, TË BISEDOJ ME YLLIN TIM

Vladimir  Shyti - PRES NATËN, TË BISEDOJ ME YLLIN TIM
PRES NATËN, TË BISEDOJ ME YLLIN TIM
 
Kur nata shkelmon ditën,
Dhe vesa përqafon trëndafilin,
Dalë në ballkon të pijë kafenë,
Dhe si përherë, pres të dalë ylli im.
 
Hedh sytë përreth në tisin e errët,
Shkëlqeu ylli im, që unë quaj, Brejla,
Sa do të doja të isha dhe unë atje!
Të loznim, të qeshnim, me të,të vallëzoja.
 
He, ç’më tha atë natë, fshehtas hënës,
-Gjyshi, kam pak temperaturë…
Shpirti ndezur mori udhët e Gjermanisë,
Të isha atje t’i afroja një gotë me ujë.
 
Cudi, dëgjojë zërin e saj nga tenda blu,
Asgjë nga fryma e saj, e përqafoj në boshllëk,
Qëndisen fjalët, përcillen si në deje gjaku,’
Deri në mëngjes, nën shkëlqimin e aureolës.
 
Ikën e vjen, as dallgët nuk të ndalin,
Dhe unë si një pikë uji, mbetem i shkretë
I njoh peripecitë e kohës,paqe bëj tani,
E di se ai yll do të shuhet dhe ti do kthehesh.
 
Dhe ti gjaku im si Zana e Helikones,
Të diktosh shqipen në shtigje e shkrepa,
Kallëzoj shqiptarisë, të verbëre të Meones,
Se ky vend ka Zot dhe vepra të mëdha.

 


 [df1]