TOKË E BARDHË
Kjo tokë e bardhë
Eh tokë e bardhë
Me vija të kuqe gjak
Sa gur mbanë në gji!?
Të ti Gjergji pushoi trupin
dhe kokën pushoj Gjergji
Shkëmbi ju bë shtrat
Fjala i mbeti shpatë.
Mburojë e plumbtë mbi shpatulla
Kohë që rrjedhë damarëve
Ah tokë e bardhë
Kjo tokë e bardhë.
Duan të me shkulin nga vetja
E nga fryma jote
Së nuk ngjajë me të tjerët.!
Dua kalldrëmet tu të ec
Po rrugët i kam me zgavra
Dua të të prek Gjeneral
Po kokën e ke të qielli
Mbeta rob i gjakut tënd.
Ah tokë e bardhë
Tokë e bardhë.
Lash perënditë kah ti u ktheva
Afroditën, Dean, Teutën t'i pikturoj
Bashkë përulemi të Zeusi plisbardhë.
Tokë e bardhë
Si bardhësi e velit të nuses
Të ka hije veç vija e kuqe
Ah tokë e bardhë
Borë e bardhë, JANAR!
Pikturë 2023 (në fotokopërtinë)
-"Mbeta me sy nga epoka jote" -akril në pëlhurë -160x110cm