Nikollë Loka - NJË PISHË ENDE QAN

Nikollë Loka - NJË PISHË ENDE QAN
NJË PISHË ENDE QAN
(Dëshmores Eftihi Bako)
 
Një pishë ende qan,
bjeshka ofshan,
për ty Eftihi
digjen tetë pëllëmbë dhè,
shfaqet një yll
që ka emrin tënd,
në ditën për diell.
 
Bija e Jonit,
cuca
e bjeshkës së Oroshit,
e kalle në dhè një ëndërr!
Një pishë ende qan,
bjeshka ofshan,
për ty Eftihi,
malet
rrijnë veshur në zi.