Vladimir Shyti - MBRETËRIA E ERRËSIRËS

Vladimir Shyti - MBRETËRIA E ERRËSIRËS
MBRETËRIA E ERRËSIRËS
 
Marshon para,e veshur nën’urdhër,
Mbretëria e errësirës me bes’të bindjes,
Me ves’ e rritën lulen mbretërore,
Me “trima” ngritën majën e kështjellës.
 
Bukur ja ngjyrosët nënës thinjat,
Pa i’ja shikuar dertet e lotët,
Vegjëlisë i ngulët në brinjë thikat,
Vetëm për tu dukur para botës.
 
O kuçedër e ferrit!
Ku i kemi zogjtë tanë të bukur,
Ja u prishe folenë e prindërimit,
Në dhera të huaj i dëngdisët.
 
Mbushe vendin me strehë varfnore,
E mbi ta shkëlqimi rremë,
Plazhe luksoze,pika turistike,
Dhe nën to,mjerimi kancerozë.
 
O të paudhë të sketerrës,
Borën e bardhë e ndyjnë qentë,
Jetojmë si salamandra në zjarrë,
O ju mbretërit e errësirës.
 
Qetësi ju kërkoni,në pranga,
Të largoni elementin e zjarrtë,
S’jemi të kohës së bronxtë,
Jo ,veç revolucioni të shpëtonë.
 
Ne,me një gjuhë të lashtë evropiane,
Por,me akademik të shitur,të mykur,
Me tokë të argjend,shkelim mbi ruzare,
Na grabitët,na coptuat vendin tonë hyjnor.
 
Dhe mbretëria e errësirës shfaqet pa formë,
Që nuk nderon mendimin e të dlirit,
Ata janë Zot e shkop të kudondodhur,
Dhe poeti kërkon,psenë,e mjerimit.