Xladimir Shyti - Këndi poetik

Xladimir Shyti - Këndi poetik
PAMVARËSIA E VENDOSI SHQIPËRINË NË PRANGA
 
Një kartë e sulltanit,
Si në kohën e bronzit
Digjet shpirti Shqiptarit,
Dhe guximi i bej Ismailit.
 
Në atë farkë përgatitet copëtimi,
Largon elementin e zjarrtë,
Evropa është zjarri,
Që veç lufta të shpëton.
 
Kjo ishte detyrë e Tij,
E kumtojë me lartësi,
E mësuan dhe Perënditë
Copëtimin e Shqipërisë.
 
Kjo ishte heshtje, apo përulje,
Ku është Shqipëria?
Kumtare ballkanike,
Apo Evropa me dashni platonike.
 
Shqipëri, lule njomshtake,
Ku e ke Kosovën, Plavën e Gucinë,
Të shkatërruan paqen tënde hyjnore,
Dhe, më keq, të futën Greqinë e Serbinë.
 
Qetësia e perëndimit kërkoi pranga,
Dhe kurva Euvropë përgatit qivurin,
Humbën filizat, me rrënjë të poshtëruar,
Ku nuk mundën t’i shpëtojnë Heqimit.
 
Ne nuk krijojmë armiq,
Po e shmangim shpirtin e përzier,
Por, do të vdesim me turp mbi të poshtrit,
Derisa shqipja të fluturoj mbi bjeshkë.
 
MANUSHAQE,DIL’NGA FERRA!
 
Manushaqe dil’ nga ferra!
Më largo kristalet e akullta,
Që përpihet nga flakët e urrejtjes,
Të gjej forcën dhe të ngrihem,
Për të thithur aromën e jetës.
Manushaqe dil’ nga ferra!,
Gjethe janë kalbur, sillna pranverën!,
Dallgët kafshojnë nga tërbimi,
Fsheh lotët, i vetëm eci në terr,
Dhe varka jonë përplaset, duhet drejtimi.
Manushaqe dil nga ferra!,
Hidhe polenin mbi kombin tënd!
Tregoju mëngjesin, puthjen e diellit
Lëri yjet e pashpresë, të copëtohen,
Ne jemi historia, gjigantët e Ballkanit.
E di, shkelur jemi ndër shekuj,
Nga pesha e rëndë e harrimit,
Por, yje zjarrë, sy shqiponjë mbi dhe,
Heroik qëndruam mbi këto shkrepa,
Mbi vdekjen e jetën, nën tingujt e fyellit.
Eh, manushaqe, dil’nga ferra!
Bëhu dëshmitare e anktheve të mija!
Nuk mundem më të mbaj ndonjë uzdajë,
Me tokën e shqipëve dua me u këshillue,
Jo kolltuk, por këmbana me luftue.
Gegë e toskë, gjuhë e ëmbël Shqiptare,
Të cilët, për besë e Fe të Parëve,
Rrëkaj kanë derdhur gjakun,
Mblidhuni burra si nga hera, qëmoti!
Shqipëria e madhe është e jona.