Antonio Bernard Ma-at March - vargje dhe reflektime
Sot sjellim për lexuesit e Orfeu.al vargjet dhe reflektimet e poetit nga Filipine Antonio Bernard Ma-at March.
ANTONIO BERNARD MA-AT MARCH ka lindur më 24 mars 1999, në Filipine. Antonio është autor bashkëpunues global dhe themelues i ndikimeve të ndryshme kulturore në punën e tij. Antologjitë e tij, fitues në konkurse dhe përmbledhja "Nëna e Botës" theksojnë suksesin personal dhe fuqizimin e komunitetit. Si pedagog poezie dhe Drejtor Ekzekutiv i Filipineve, Antonio ndihmon shkrimtarët e rinj. I njohur si një ndër dhjetë autorët më të mirë bashkëkohorë, ndikimi i tij shtrihet në të gjithë botën, duke përfshirë projektin e Rekordeve Botërore Guinness. Historia e Antonios është histori e përkushtimit artistik, shkrirjes ndërkulturore si edhe të ndikimit kuptimplotë.
Edhe pse 24-vjeçar Antonio Bernard Ma-at March zotëron brenda vetes një mençuri mahnitëse duke sjellë vargje madhështore që theksojnë gjithçka që Jeta na ofron, na heq, na jep me të njëjtën shpërblim shpagimin tonë. Vargjet e March janë të pasura me metafora dhe retorikë, alegori të cilat "çlirohen" nga mendimet, nga refleksionet e thella, nga "veprimet" i vetëdijshëm që ne jemi i vetmi autor apo shkaktar i pasojave dhe konseguencave tona, kushdo qofshin ato, herë duke u përpjekur të arrijmë deri edhe të bëjmë të pamundurën. Si tek vargjet, po ashtu edhe në reflektime, na tërheq përsosmëria e simbiozës që përdor autori midis mendjes dhe natyrës sonë me të gjithë gjallërinë, freskinë dhe vërtetësinë e saj. Antonio Bernard Ma-at March, është një penë rinore shumë i mençur në shkrimin dhe letërsinë bashkëkohore.
POEZIA
Mendja që veten pyet
Në mbretërinë e mrekullive,
Sekretet e natyrës ku fshihen
Në heshtje çelin lulet
Me krenari marrin frymë pemët.
Malet lëvizin me përqafimin e besimit,
Retë kërcejnë në lumturinë e padukshme,
Mrekullitë që ndodhin në mbretëritë e pa kontaminuara
Një puthje e përjetshme hyjnore.
Ndërsa drita e ditës zbehet,
Një simfoni mendimesh fluturon,
Një mjegullnajë idesh,
Gjithë natën dridhet.
Si një yll i largët,
I mbuluar nga hije të thella,
Në vetë ajrin ndriçon
ku misteret kalojnë në heshtje.
Në një tapiceri fjalësh,
Unë derdh dëshirën e zemrës sime,
Megjithatë, disa të vërteta përshkrimin sfidojnë
E mbështjellë me një zjarr të shenjtë.
Qëllimin e pëshpëritjeve të shpirtit tim,
Nuk arrij plotësisht ta kuptoj
Por rezonojnë me pyetje
Në një kërkim që nuk njeh fund.
GJETHET QË BIEN
Një farë qelibari që rritet në një horizont kadifeje,
cila fortesë është krijuar nga pasqyrimi i imagjinatës tënde
Ndezur nga zhurma e gjallë e një iluzioni turbullues,
Që bën të mbijë një hije vështirësie
duke farkëtuar vetëdijen e perceptimit
të shpirtit tënd.
Pastaj një ritëm i pakufishëm i përfundimeve premtuese,
Me vështrimin e mrekulluar që merr një vendim racional.
Por përzemërsia e nxituar e shijes spirale të natyrës,
Mund të gjenerojë dhe postulojë besimin
që udhëheq në rrugën e shkatërrimit.
PYLLI PLOT ËNDRRA
Teksa endesh nëpër pyllin e mbushur me ëndrra,
Lër që çdo hap të tingëllojë
me rrahjet e zemrës tënde
mes gjetheve të smeraldit
dhe pëshpëritjeve të flladit
Vazhdo të ecësh,
Sepse nën këto pemë fshihen sekretet e fatit
Shënime mbi pyllin e mbushur me ëndrra:
Në përndjekjen e ëndrrave të tua,
mos harro se vetë udhëtimi
është një thesar përvojash dhe mësimesh.
Përqafo qëndresën,
Kultivo durimin dhe frymëzim gjej në çdo hap
dhe ëndrrat e tua realitet vibrues do të bëhen
Që ke imagjinuar.
REFLEKTIME
Mëso të përqafosh elasticitetin si aleatin tënd më të madh. Çdo pengesë është një mundësi për t'u bërë më i fortë dhe më i mençur. Vazhdo të ecësh përpara, sepse shpesh janë pengesat që e bëjnë udhëtimin vërtet transformues.
Ëndrrat kërkojnë kohë për të lulëzuar në realitet. Në një botë me kënaqësi të menjëhershme, mos harro se disa nga gjërat më të mira në jetë kërkojnë durim. Kultivoni ëndrrat tuaja si një kopshtar kujdeset për një farë të brishtë. Jini të durueshëm dhe me kalimin e kohës, do të jeni dëshmitarë të rritjes madhështore që vetëm durimi mund të prodhojë.
Ëndrrat kërkojnë kohë për të lulëzuar në realitet. Në një botë me kënaqësi të menjëhershme, mos harro se disa nga gjërat më të mira në jetë kërkojnë durim. Kultivoji ëndrrat tuaja si një kopshtar që kujdeset për një farë të brishtë. Ji i durueshëm, dhe me kalimin e kohës, do të jesh dëshmitari i rritjes madhështore.
Edhe pse vizioni i madh i ëndrrës tënde mund të duket shumë larg, mos i anashkalo fitoret e vogla gjatë rrugëtimit. Festo çdo piketë, pavarësisht se sa e parëndësishme mund të duket. Këto fitore të vogla janë blloqet ndërtuese të suksesit tënd dhe shërbejnë si një kujtesë e vazhdueshme se je në rrugën e duhur. Ata ushqejnë vendosmërinë tënde dhe ta mbajnë frymën gjallë.
Mos harro se udhëtimi yt është magjik, shoqërues i ëndrrave, dhe shpresoj që të gjithë t'ia dalim.
Zoti na bekoftë të gjithëve!
..........................................................................
Oggi portiamo ai lettori il giovane poeta da Filipine Antonio Bernard Ma-at March. Purché 24 - enne March posiede in sé una saggezza sorprendente portando magnifici versi che mettono al risalto tutto ciò la Vita offre, toglie, ci dona con lo stesso riscatto della nostra ricompensa. I versi di March ricchi di metafore e retoriche, allegorie ove i versi si ,"liberano" dai pensieri, dalle riflessioni a volte indomite e non, dalle "azioni" consapevoli che siamo solamente Noi artefici delle conseguenze chiunque siano, cercando a volte di raggiungere persino l'mpossibile. Sia nei versi e, anche nelle riflessioni ci colpisce la perfezione della simbiosi che l'autore usa tra la nostra mente e la natura in tutta la sua vivacità, freschezza e autenticità. Antonio Bernard Ma-at March una penna giovanile molto matura nella scrittura e letteratura contemporanea.
Antonio Bernard Ma-at March è nato il 24 marzo1999, a Filipine. Antonio è autore collaborativo a livello globale, e fondatore di diverse influenze culturali nel suo lavoro. Le sue antologie, le vittorie in concorsi e la raccolta "La Madre Del Mondo" evidenziano il successo personale e l'empowerment della comunità. In qualità di Docente di poesia e Direttore Esecutivo delle Filippine, Antonio coltiva scrittori emergenti. Riconosciuto come uno dei dieci migliori autori contemporanei, il suo impatto si estende a tutto il mondo, compreso il progetto Guinness World Record. La storia di Antonio è fatta di dedizione artistica, fusione interculturale e influenza significativa.
POESIA
La mente chiede
Nel regno delle meraviglie,
dove si nascondono i segreti della natura,
I fiori si schiudono in silenzio,
gli alberi espirano con orgoglio.
Le montagne si muovono con l'abbraccio della fede,
le nuvole danzano in una beatitudine invisibile,
Meraviglie che si svolgono in regni incontaminati,
un bacio divino eterno.
Mentre la luce del giorno svanisce,
una sinfonia di pensieri prende il volo,
Una nebulosa di idee,
tremolante per tutta la notte.
Come una stella lontana,
velato da ombre profonde,
Brilla nell'aria stessa,
In un arazzo di parole,
Riverso il desiderio del mio cuore,
Eppure, alcune verità sfuggono alla descrizione,
avvolto in un fuoco sacro.
Lo scopo dei sussurri della mia anima,
Non riesco a comprendere appieno,
Ma risuonano di domande,
in una ricerca che non conosce fine.
FOGLIE CHE CADONO
Un seme ambrato che cresce su un orizzonte di velluto,
quale fortezza è creata dal riflesso della propria immaginazione.
acceso dal suono vivido di un'illusione inquietante,
che fa germogliare un'ombra di difficoltà forgiando la consapevolezza della percezione della tua anima.
Poi un ritmo sconfinato di conclusioni prometeiche,
Con uno sguardo meravigliato che prende una decisione razionale.
Ma l'affetto frettoloso del gusto spirale della natura,
Può generare e postulare una fiducia che conduca alla via della distruzione.
FORESTA CARICA DI SOGNI
Mentre vaghi attraverso la foresta carica di sogni,
lascia che ogni passo risuoni il battito del tuo cuore tra foglie color smeraldo e sussurri della brezza continua a camminare,
perché sotto questi alberi si celano i segreti del destino
Note sulla foresta carica di sogni:
Nel perseguire i tuoi sogni, ricorda che il viaggio stesso è un tesoro di esperienze e lezioni. Abbraccia la resilienza,
coltiva la pazienza e trova ispirazione in ogni passo, e i tuoi sogni diventeranno la vibrante realtà
che hai immaginato.
Il percorso verso i tuoi sogni raramente è una linea retta. È pieno di colpi di scena, svolte e sfide inaspettate.
RIFLESSIONI
Impara ad abbracciare la resilienza come il tuo più grande alleato. Ogni battuta d’arresto è un’opportunità per diventare più forti e più saggi. Continua ad andare avanti, perché spesso sono gli ostacoli a rendere il viaggio davvero trasformativo.
I sogni richiedono tempo per sbocciare nella realtà. In un mondo di gratificazione immediata, ricorda che alcune delle cose più belle della vita richiedono pazienza. Coltiva i tuoi sogni come un giardiniere si prende cura di una fragile piantina. Sii paziente e, col tempo, sarai testimone della magnifica crescita che solo la pazienza può produrre.
Anche se la grande visione del tuo sogno può sembrare lontana, non trascurare le piccole vittorie lungo il percorso. Festeggia ogni traguardo, non importa quanto possa sembrare insignificante. Queste piccole vittorie sono gli elementi costitutivi del tuo successo e servono a ricordarti costantemente che sei sulla strada giusta.
Alimentano la tua determinazione e mantengono vivo il tuo spirito.
Ricorda che il tuo viaggio è magico, compagno di sogni e spero che ce la faremo tutti.
Dio ci benedica tutti!
Përktheu dhe përgatiti Angela Kosta Akademike, përkthyese, poete, shkrimtare, eseiste, gazetare dhe bashkëpunëtore në Orfeu.al dhe në Revistën Prestigjioze Orfeu.