Valbona Kolaveri - SA KEQ (poezi)

Valbona Kolaveri - SA KEQ (poezi)
SA KEQ
 
Po zbres mërzi
të keqen zbërthej në faktorë
 
Asgjë e mirë brenda saj
sa keq
 
Vazhdoj e mbledh dëshira
pozitiven të kthej
 
Të mund të harroj me heshtjen
 
Zoti e dhëntë
të bëhet më mirë nesër