Prekje letrare
KOMUNIKIMI POETIK NË KONTEKSTE ESTETIKE NË POEZITË «ALBATROSI» TË SHARL BODLERIT DHE «VDEKJA E NOSITIT» TË LASGUSH PORADECIT
E vërteta dhe e bukura
Poezia Albatrosi e poetit të madh Sharl Bodler është shkruar në vitin 1859. Ajo bën pjesë në kapitullin e dytë të ‘Spleen et idéal’, të përmbledhjes poetike “Lulet e së keqes”. Me anë të saj, Bodler, trajton temën e tij të preferuar - vetminë e njeriut gjeni - dhe këtë e jep nëpërmjet motivit të zogut të oqeanit (Albatros): “Marinarët shpesh herë sa për sha-ka/ Gjuajnë albatrosa, këto shpezë të mëdha,/ Bashkudhëtarë të plogshtë që fluturojnë mbi det/ Mbi anijen që sipër greminave të njelmta shket.”,1) që personifikon poetin i cili e ndjen veten të huaj, mes një shoqërie e cila nuk e kupton, gjë që përkon me të vërte-tën dhe realen, ndërsa në vargje shkëlqen e bukura – estetika e vargut, anipse realja ka konotacione të shëmtuara: “Porsa t’i vendosin në dërrasa, të mundur/ Këta mbretër t’kaltrisë të ngathët e t’përunjur,/ Të ndjellin mëshirë me ata krahë mbërthyer,/ Të më-dhenj e të bardhë si rrema të thyer.”2) Poezia përcjell, kështu, simbolikën e differences mes turmës dhe artistit të madh. Poeti është mbret në universin e tij. Ashtu si Albatrosi, ai është princ i qiejve e s’u trembet stuhive; ai krenarisht u qeshet rrufeve, atyre që e goda-sin tinëzisht me shigjeta. Në vargje të kësaj poezie shihet dendësia e figurave të shprehjes që lartësojnë anën estetike, ndërsa bukuria tek “Albatrosi” del në variacione të ndryshme dhe me kontraste: “Ky udhëtar krahgjatë, sa i pagjallëri!/ I bukur ka qenë, tani gaz i bo-tës, shëmti!/ Njëri ia ngacmon sqepin me çibuk,/ Tjetri e imiton, e përqesh, e ç’nuk!”3) Pra, sa i bukur ishte ai zog krahgjatë kur fluturonte në kaltëritë e qiellit e të detit, e, kur ai zog zbret, duket i shëmtuar, i pagjallëri. Në këto vargje të Bodlerit janë të theksuara kon-trastet e së bukurës, të përcjella me emocione.
Poeti, është një krijesë e destinuar pikërisht për të tilla fluturime e, në tokë e ndjen ve-ten keqas, rob të përvuajtur të njerëzve dhe të një shoqërie e cila mizorisht e tall, nuk e vlerëson e s’arrin ta kuptojë kurrë.
Na plotohet mendja se kemi këtu edhe variacione të kategosë së të bukurës, që shumë herët i kishin theksuar Platoni, i cili thotë se ”ndryshe nga objektet e bukura, nga vepri-met e bukura, nga mendimet e bukura, ekziston ideja e së bukurës, domethënë e bukura në vetvete, e cilla gjithmonë është identike në vetvete.”4)); pastaj Aristoteli, që thekson kategoritë e së bukurës në art, në letërsi; Hegeli, etj.
“Albatrosi” është ndër poezitë më të bukura të Bodlerit, në të cilën vihet një paralele midis Albatrosit. siç e quan poeti, mbretit të kaltërisë apo princit të reve, dhe poetit: “Poe-ti i ngjan këtij princi të reve,/ S’e tremb dot stuhia as qitësi i shpezëve! Syrgjyn në tokë, në bisht t’shpotisë ngeci/ Krahët e tij viganë e pengojnë të eci”.5) Ndaj, edhe kategoritë e së bukurës, këtu, sikur vihen në harmoni. Edhe De Rada, në Parimet e estetikës ”e vinte poezinë përmbi artet e tjera dhe cilësia kryesore e saj shpallte harmoninë.”6)
Kësisoji del se edhe poeti, si i veçantë që është për shkak të dhuntisë që ka ta shohë dhe ta kuptojë botën më ndryshe nga të tjerët, ka ngjashmëri me këtë shpend të bukur, të cilin marinarët shpeshherë e gjuajnë si për shaka derisa i plogësht fluturon mbi det, mbi anijen që shket greminave të njelmëta.
Bukuria dhe padjallëzia e Albatrosit nuk i pengojnë njerëzit ta përulin atë deri në ma-sën sa të luajnë me të si me një leckë, duke ia ngacmuar sqepin me çibuk, duke e imituar dhe përqeshur. Sikur na shpërfaqen e vërteta dhe e bukura, me kontraste të së bukurës dhe të shëmtuarës.
Përkime dhe kontraste estetike dhe komunikimi përmes simbolikës
Albatrosi këtu simbolizon vetë poetin, ndjenjat, ndjesitë dhe krijimet e të cilit shpesh nuk kuptohen sa duhet nga të tjerët. Madje, ndonjëherë pikërisht edhe për shkak të këtij moskuptimi ata edhe e shpotitin atë. “Përgjithësisht, E bukura, si kategori estetike, përbë-het nga elementi i përhershëm, i pandryshueshëm, dhe nga një element referencial, okazi-onal lidhur me, respektivisht me rastin e trajtimit të epokës, të modës, të moralit, të pasio-nit.”7) Ndërsa, “E keqja është një prishje e kuptimit të të pakufishmes …” 8) Nisur nga bi-ografia e Bodlerit, duket sikur ai me Albatrosin simbolizon vetveten në raport me njerëzit e rrethit të tij.
“Çabej jep dhe një pasqyrë të poezisë moderne të kohës në Evropë: Në Gjermani, Ril-ke e Stefan George; në Francë: Bodëleri, Verleni, Rembo e Valeri; në Itali, D´Anuncio e Paskoli, në Rusi, Jesenini. Bir të kësaj kohe e sheh dhe Lasgush Poradecin.”9)
Kuteli përpiqet të flasë me gojën dhe me gjuhën e Lasgushit, do thënë gjatë shkrimit mrekullohet me poetin. Prandaj, edhe interpretimi i temave dhe i problemeve që shtron poeti në poezinë e tij, bëhen duke i emëruar ato njëherë, duke i shqiptuar bashkë me poe-tin, për të shtrirë ndonjë koment. Janë interesante të përmenden këtu dy konstatime të kë-tij shkrimi: 1) „Lasgushi është poet shqiptar, i vetmi poet shqiptar, që mendon, flet e shkruan shqip”, mendim që do të gjejë diskutimi në një artikull të mëvonshëm të Kristë Malokit; dhe 2) „...kur gjendet brenda realitetit Poeti nuk është në elementin e vet pikër-isht posi „albatros” i Bodlerit (Baudelaire-it). Këto dy konstatime, sidomos ky i fundit, eksplikojnë frymën e shkrimit të Kutelit, që pos analitik, do të jetë në rradhë të parë him-nizues dhe mrekullitar për poetin, edhe në rastet kur gabon thellë dhe i ik pikërisht inten-cës dhe programit poetik të Lasgushit. Teza se Lasgushi nuk është i lidhur me realitetin, përsëritet pavetëdijshëm edhe këtu. Ndoshta duhet përmendur edhe njëherë me këtë rast se Lasgushi nuk është një Albatros që ndihet qesharak në tokë, por një Pelikan i vetëfliju-ar në jetë për të tjerët”. A nuk e shqipton këtë fuqishëm Lasgushi në poezië Vdekja e No-sitit?”10) : “Me zjarr ju flas…, me zjarr./ Në gjirin t’im kam hapur varr…/Që t’i jap shpre-së-edhe t’ja-a mar…”11). Apo edhe: “Un’ ik liqerit zemërak/ Fatlum dh’i pastër si zëm-bak,/ Po zemra ime kullon gjak:”; se zogjtë e Lasgushit janë të urtë, janë të tij, ai i ushqen ata me dashuri: “Se vijë – urtuar zoqtë e mi,/ Dh’u jap ushqim me dashuri –/ Një dashuri për llaftari:”12)
Në këtë kundrim, mund të përfundojmë se përveç përkimeve estetike në poezitë e kë-tyre dy poetëve të mëdhenj, që morëm në shqyrtim, sidomos kur kihen parasysh vargjet e kësaj strofe të Lasgushit, vërehen edhe kontraste si në paraqitjen e së vërtetës ashtu edhe në vijëzimin e kategorisë së të bukurës.
______________________
Referencat:
1) Sharl Bodler, Lulet e së keqes, Rilindja, Prishtinë, 1984, f. 33.
2) Po aty.
3) Po aty.
4) Platoni – nga dialogjet (Portal interneti).
5) Sharl Bodler, Lulet e së keqes, Rilindja, Prishtinë, 1984, f. 33.
6) Klara Kodra , Rita Filipi, Stef n Çapaliku, Letërsia shqiptare 2, Toena, Tiranë, 1998, f. 50.
7) Sharl Bodler, Lulet e së keqes, Rilindja, Prishtinë, 1984, f. 7.
8) Po aty. f. 8.
10) (1937, Ylli i zemrës, mbasthënie).
11) Lasgu h Poradeci, Ylli i zemrës, Rilindja, Prishtinë, 1990, (poezia “Vdekja e Nositit”), f. 161.
12) Po aty.