ANGELA KOSTA PËRKTHEU VARGJET E POETES ITALIANE FRANCESCA INNOCENZI
Francesca Innocenzi ka lindur në Jesi (Ancona të Italisë). E diplomuar në letërsinë klasike, ajo ka doktoraturë si kërkuese e poezisë dhe kulturës greke e latine të epokës së lashtë të hershme. Ka botuar përmbledhjen me proza lirike "Il viaggio dello scorpione - Udhëtimi i Akrepit (2005); përmbledhjen me tregime të shkurtra "Un applauso per l'attore - Një duartrokitje për aktorin (Manni 2007); vëllimin poetik "Giocosamente il nulla - Gëzueshmëri hiçi (Edizioni Progetto Cultura 2007), Cerimonia del commiato - Ceremonia e lamtumirës (Edizioni Progetto Cultura 2012), Non chiedere parola - Mos kërko fjalë (Edizioni Progetto Cultura 2019), Canto del vuoto cavo - Këngë zbrazëtie nxjerr (Transeuropa 2021); La plaquette Formulario per la presenza - Pllaka Formular për prezencën (Edizioni Progetto Cultura, Quaderni di poesia Le gemme - Fletore poezish Xhevahiret, 2022); esetë "Il daimon in Giamblico e la demonologia greco-romana (Eum 2011) dhe Voci dal tempo indicibile - Zëra nga kohëra të papërshkrueshme; Ventuno saggi brevi sulla poesia - Njëzet e një ese të shkurtra mbi poezinë (Rossini 2023); romanet e shkurtra Sole di stagione - Diell stine (Prospettiva 2018) dhe Diario di una stalker mancata - Ditari i një ndjekëseje të munguar (Edizioni Progetto Cultura 2022).
Në vitin 2023, doli në dygjuhësh pllaka Halou de toamnâ/ Alone d'autunno - Halo vjeshte nga Edizioni Cosmopoli di Bacǎu; ndërsa në vitin 2024 përmbledhja Formulario para la presencia (Ediciones Letra Dorada, Kolumbi), e përkthyer në spanjisht nga Emilio Coco.
Në Edicionin e Projektit të Kulturës, Innocenzi drejtoi serinë e poetëve të rinj debutues, "La scatola delle parole - Kutia e fjalëve", midis 2007 dhe 2012; gjithashtu ka redaktuar disa botime antologjike, duke përfshirë Versi dal silenzio - Vargje nga heshtja; La poezia dei Rom - Poezia e Romëve (2007); L’identità sommersa - Identiteti i zhytur; L'antologia di poeti Rom - Antologjia e poetëve Rom (2010); Il rifugio dell'aria - Strehim i ajrit; Poeti delle Marche - Poetët e Markes (2010); përmbledhjen e eseve të shkurtra mbi antikitetin klasik "L'anteo del Proteo - Shpella e Proteut" (2025). Innocenzi është redaktore e së përditshmes poetike «Il Mangiaparole - Fjalëngrënëse», si dhe e revistës online «Poesia del nostro tempo - Poezia e kohës sonë». Gjithashtu ajo bashkëpunon me blogje të ndryshme letrare duke shkruar recensione dhe artikuj mbi poezinë greko-romake dhe atë bashkëkohore. Innocenzi ka krijuar dhe drejton konkursin e Çmimit të poezisë "Peizazhi i Brendshëm" dhe është Drejtore artistike e Festivalit me të njëjtin emër.
NË AGIMIN E GJASHTË KORRIKUT
Një mace e bardhë në agimin e gjashtë korrikut
nga kopshti i poshtëm po na përgjonte.
Zëri i tij që pranë më dridhej
për një dashuri të shthurur aludonte.
Në sy një halo vjeshte mbante
një gjuhë fantazmash vajtuese fliste
mishra një dhimbjeje të sosur ofronte
botës një moshë pa hije rrugëdaljeje
në errësirë për t'u zgjuar
dhe në agim për të vdekur
e pezulluar mbetej koha e jetës
në pesë gishtat zhveshur nga kaltërsia
e këtij fustani me vello vajtimi.
Një mace e bardhë në agimin e gjashtë korrikut
nga kopshti i poshtëm na fiksonte
pa i lënë shikimit tonë të dukshëm
as shenjat e një ngërdhjeshjeje tragjike.
ENDJA E UJIT
Ti thua që je i mençuri i horizontit të palëvizshëm
vijimin e rrugës
por unë dashuroj bregun që anash thërret,
dashuroj ecjen e kundërt
tronditjen e rrotave,
rrjedhën e përroit në heshtjen e shtratit të lumit.
Drita në mesditë,
kujtimet na përgjonte,
lumi më ftonte: eja Ondina!
Përralla që luaje e gdhendur në diell mbeti
dhe të qëndruarin tënd, të qetë dashuroj
rrënjët që thellë rrënjos
kur dheun zbulon.
Dashuroj zhurmën e rremave të hapit tënd
por më shumë se çdo gjë, dashuroj
lakurëqsinë tënde, të vërtetë.
Kur vala pushton malin dhe tërhiqet
dhe vendet ujë pellgjesh transpirojnë.
Kjo është koha ime...
Uji që më bëri të zhbëhem
e hollë
lëkurë kukulle, flokë algash.
Shëmbëlltyrën e një statujeje prej shkume marr
e nëse hesht dhe dëgjon, me fund tek unë rrjedh.
Unë jam një dhe shumë,
jam një fund kafeje, jam i Çmenduri i bixhozve
shenjë endacake që hënën kapërcen.
Ti thua se je i mençuri i horizontit të palëvizshëm
por unë e dashuroj stuhinë
që nëntorin dëmton,
dashuroj hijen që sërish ndriçon
vesën që shkatërron.
Përktheu: Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistave fizike: MIRIADE, NUANCES ON THE PANORAMIC CANVAS, BRIDGES OF LITERATURE,
gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese