Amb. Nagesh Choudhary (Indi)
"REVOLUCION I PAQES"
Revolucioni ka nevojë për Paqe në të gjitha vendet e botës. Aktualisht, shumë vende të vogla po ndahen nga vendet e mëdha ndaj duhet të përpiqemi për to në revolucionin e zhvillimit për progresin e vendit të tyre. Ata vetë janë duke u përpjekur për mirëqenien e njerëzve shpesh praktikojnë teknologji të reja për zhvillimin e qytetarëve kudo përreth dhe kjo është gjë mëse e mirë. Shumë vende në botë gjetën shumë opsione të zhvilluara për përparimin e vendit të tyre shumë revolucione të reja kanë ecur përpara duke përfshirë informacionin e teknologjisë intelegjencës artificiale, biznes i ri, teknika pra të reja këto. Vendet janë zhvilluar, por së bashku me këtë, ka nevojë edhe për një revolucion paqësor. Për këtë, është e nevojshme të kryhet hulumtim mbi parimet e paqes përmes shkollave dhe universiteteve në çdo vend, dhe përkatësisht qeveria duhet t'i zbatojë këto aktivitete. Kjo do të krijojë idealen e të të menduarit në brezin e ri dhe kjo gjeneratë e re patjetër do të ecë në rrugën e paqes. Duhet të kompletohet patjetër kjo gjë pasi do të bëjë të mundur të rritet vëllazëria, humanizmi ndaj njëri - tjetrit, qeverisë e të gjithëve. Shtetet duhet të bashkëpunojnë me Organizatat e të gjitha vendeve që punojnë nëpër botë për përhapjen e paqes dhe pikërisht kjo do të na bashkojë të gjithëve në Revolucionin e Paqes dhe ndjenjën e dashurisë.
Shqipëroi Angela Kosta