MARTESË NËN HIJE
(Kushtuar vajzave që patën fatin të martohen gjatë kohës së dëbimit me dhunë nga Kosova – nga Shqipëria – Maqedonia etj - Mars – Qershor – 1999, e të cilat gjatë kësaj kohe , morën rrugën e mërgimit, ku jetojnë edhe sot)
Jam bijë kosovare.
Jam Lule - Vjollcë
Në kërkim të stinës,
që i thonë pranverë.
Pas humbjes së shpresave për të mbetur në Kosovë,
Mu desh ti bashkëngjitëm eksodit masiv te përmasave biblike,
Të bëhem nuse shumë larg teje, por…afër,
Nuse pa duvak - pa fustan nusërie.
Nga derë e shtëpisë dola me petka të zeza korb
Për TY Kosovë,
Për bijtë e ashtit tim
Që ranë për TY, e mbetën mbi dhe.
Ashtu të pavarrosur i lashë,
E nuk pata mundësi as t`ua mbyllja sytë,
Dhe t`ua pëshpëritja fjalët:
Flini të qetë, Liria nuk është larg
Oh… ç`dhembje mbeti në zemrën time
Në ato ditë kur vërshuan lumenjtë e gjakut e të lotëve,
Për gjithë atë ferr e tmerr,
Që të kishte rënduar trupin tënde Kosovë.
Ta ktheva shpinën
Duke të lënë TY, Mbretëreshë të robëruar.
Plagët, ti mora me vete dhe i barta brigjeve të detit.
Duke u dallgëzuar me to, lutesha për fatin Tënd dhe Timin,
Që të mos na ndjekë hija e orëligës.
Lutesha – Kosovë – Të mos më shohësh të vdekur,
Por… të të shoh të gjallë,
Shpresat i kisha gjithherë,
Se një ditë do të të shoh të lulëzuar,
Ashtu siç këndon zemra ime për Ty.
Sot në Kosovë vie erë lirie…
E unë lutem :
Merrmë edhe njëherë në krahët tu Kosovë
Se më ke gjak, më ke asht…
Se këtu retë ma ndalin frymën.
Unë këtu jam veç si një hije e natës së pikëlluar.
Unë dua të jem atje ku bukës i thonë bukë e ujit ujë.
Unë, dua lirshëm të frymoj, aty ku qesha dhe qava njëkohësisht.
Unë dua të jem në mesin e njerëzve të ashtit tim
Më merr në krahët Tu Kosovë,
Gjaku im, Kënga ime, Lulja ime,
Dielli im – KOSOVË.
...........................................................
PENA NUK NDALET PËR TY
(Nënëmadhes – Gongje Bojaxhiut – Shenjtores - Nënë Terezës)
Ti Nënë jetike mbi mite,
Yjet e derdhura n`horizont,
Të tërhiqnin udhëkryqeve të jetës,
Rrugëtimi Yt, përtej rrufesë kish daljen.
Në njërën dorë mbaje th`negla shpirti,
Në dorën tjetër mbaje Diellin,
Për t`i ngrohur zemrat e ngrira,
Nga akulli i skamjes.
Me varkën Tënde të palëkundur,
Udhëtove ishujve pa emër,
Në kërkim të shtigjeve të dritës,
Deri në Kalkutë,
Ti Shpirt-Bardha Shqipëtare,
Shenjëtorja – Nëna Terezë.
E Madhe do të mbetesh në Lapidar,
Sakrifikove për të vuajturit skamnor,
Bardhësi me shpirt-Engjëllor,
Gjithmonë vepra Jote,
Shkëlqen si Meteor.
........................................................
INTERNETI
Shumë i dobishëm është interneti,
Po e ofron miqësinë n`mes vedi,
Në shtëpi kur je edhe vet,
Me miqësi je në internet.
Internet, ëacap, viber,
Facebot dhe në t`ëiter,
Sot e ke çdo mundësi,
Të kuptohesh me miqësi.
Me Ju s`dua të flas me bishta,
Dikur nënat tona thonin:
-Fol mor bir ti folsh me gishta-
E askujt mendja s`i ka shku,
Se nema e nanës na vjen kështu.
Por kjo nemë nuk është e vështirë,
Sa është e dëmshme, aq është edhe e mire,
Rreth e rrotull jemi me miqësi,
Por muhabeti ka humbur në shtëpi.
Kur fryen era e nuk ka rrjet
Kënaqet familja muhabet