SHQIPONJA KERKON FOLENE
Në një kreshtë shekullore pushon shqipja,
Hedh sytë anë e mban,po folenë ku e kam?!
Cekanët e qiklopëve prerë i kanë rrugën,
Pa ushqim i mbetën në fole vegjëlia,
Qielin çan ashtu si rrufeja,ndërsen e mallkon,
Si shpatë e gjakt’e Pirros të Epirit,
Sulmon djaj e shtriga,fatin e marrë nga Evropa,
Klith e lebetitet me sytë e zjarrtë të mvrojtur,
Shqipërin e madhe coptojnë në skena të ndyra,
Batare në çdo anë,po folenë ku e kam?!
Ku t’a kërkojë e mjera unë?Perënditë derdhin lotë,
E çorientuar shqipja,ndjen shtypjen e thellë,
Kodosha të pa shpirt,me tregoni,kush më prishi folenë?
Ku e kam Kosovën dhe shqiptarët anë e mbanë,
Turp për mua!Zgjohuni o trima atdhetarë!
Mallkoj e përpëlitem si lavire,më shtyjnë në ferr,
Ata le të shfaqin ligësit e tyre,ju më gjeni folenë!
Shastise veshë e sy verbër,o shpirtërbrumë,
Të rrëmbyen nder e mall e jetë.Mblidhuni!
S,di ku kam folenë,në Kosovë apo në Shqipëri,
Apo në rrethina e përunjur,ngrihuni jo më gjumë!
Fajtorët lozën në skena të përgjakura me mjeshtri,
Tashmë fshihen në maska marrëzie,si djalli vet,
Mblidhuni shqipëtarë si një kohe me Skënderbenë!
Shqipja po u pret,është vetëm nji Kosovë e Shqipëri.
Vladimir Shyti
Durrës