Ymer Elshani - KULLA

Ymer Elshani - KULLA
KULLA
 
Tej pragjeve, tej maleve, n’atë frëngji
Ç’shikoni, kulla, të heshtura n'largësi?
 
Syzgjuar dhe sot jemi ashtu si gjithmonë
Vëzhgojmë mos dikush sulet t'hyjë n'vendin tonë.
Atëherë frëngjitë tona s'do t'i njihni dot
Për një çast bëhemi gryka që vjellin barot.
 
Mbi suka, mbi gërxha ngriheni krenare
Ç’bisedoni n'heshtje me erërat udhëtare?
 
Ju rrëfejmë për kohërat të vjetra, të shkuara
Për ushtri të munduara, t'gjakosura, të rrënuara.
Per trimat që rriten n'krahet tanë t'gurtë
Me qeleshe t'bardha, me triq t'leshtë, t'ngushtë.
 
Kujtimet e çmueshme për bijtë më të mirë
Që jetërat flijuan t’jetë ky vend i lirë!
 
Vargjet shkruar me 8.VII.1981
(Kulla e Tahirsylajve, Isniq, Kosovë)