Sabyasachi Nazrul me vargjet e tij (shqipëroi Angela Kosta)
Miliona zogj fluturues ëndërrimtarë
përplot gjoksin kanë ushqyer
nën hënën e plotë dritëshumë.
Në qiellin blu të Jotsnës
krahëhapur fluturoj në ëndrra
I dashuri i shpirtit tim ndjehem
zog i artë simpatik!
Pa frikë me të dy krahët
në qiellin e kaltër të shumë ëndërruar fluturoj.
Dhe kurrë nuk humb zogu ëndërrues
në orët e fundit të pritjes
që ëndrra të përfundojë
në gjirin e paepur të verës
mes tufëzave të yjeve.
Para vetullave të tua fokusohet
dhe dy syve kaq të bukur.
Të lutem mos fluturo!
Më thuaj në ç'vend të të pres, të ndalem?
Shiko udhët e largëta...
aty ku hapen dyert e suksesit
të qindra ëndrrave të dëshiruara!
Përse po vonon? Teksa të pres
përpara me një betim të fortë shkoj
në rrugën e drejtë të jetës!
Drita e përhumbur në errësirë...
Sy ëndërrues, fytyra, kraharorë
humbje të vetëdijes.
Kodra, lumenj, pyje, shpella
dhe vetë Qielli!
Flokët e tu të lëshuara
njëqind gabimet e mia janë
si ujëvarë në ujëvarat tona.
E kuptojnë këtë të tjerët sot?
Dikush po luan lehtë melodinë tënde
melodinë që nuk arrij ta dëgjoj!
Më duhet larg të shkoj ...
errësira para agimit mbërrin
të dy le të vrapojmë
që të kalojmë papërsosmërinë
kutinë e kohës.