Cikël poetik
ME JU
Kush e zbukuron këtë botë tonë,
Kë e kemi loçkëzemre e dritë në sy?
Na e ndriçoni jetën përgjithmonë,
Ju kemi diell, nga sytë na i largoni retë gri.
Kjo botë e jonë e vogël, shpesh bëhet e madhe,
Pa ju jeta s'do kishte kuptim, kurrë.
Me ju çdo ditë kemi veç përtrirje,
Ju jeni buzëqeshje që na ndritni këtë nur.
Jeni jeta jonë, ne u duam shumë,
Ju kemi në zemër, ju mbajmë aty thellë.
Për ju lutemi ditë e natë, në çdo lutje,
Ta ruani gjithmonë dashurinë që u kemi mbjellë.
EJA BIR
U plakë nëna duke pritur,
Në atë prag e në atë derë,
Djalin që mezi e kishte rritur.
"Eja bir, eja bir," e thërrite përherë.
U verbua nëna nga lotët në sy,
"Eja bir, se s`i kam dy!"
Në ëndrra bir më përsëritësh,
Mveshur me mall, tërë nostalgji.
Ti për nënën je rreze dritë,
Je mjalti, më i ëmbël.
Të pret nëna për çdo ditë,
Të të nxjerr nga ëndrra në zhgjëndërr.
DALLËNDYSHE
Po sa të çelet syri në pranverë,
Ty të pres si përherë
Të puthë gushën, e të puthë sytë,
Se m'kaplon malli për ty.
Përmbi derë, shkallëve në fund,
Të pret çerdhja e ndërtuar me mund.
Duar hapur, unë të pres,
Të them "Eja, mirëmëngjes!"
S'dua çerdhja të jetë boshe,
Jemi shokë të një moshe
Kemi bashkë shumë kujtime,
S'të largoj nga zemra ime.
PLLAJË KUJTIMI
Duke ndenjur në mes të shiut,
Duke folur vetë me vete,
Në këtë pllajë të kujtimit,
Shi erdhe, shi mbete.
Vetëtima i djeg rrugët e baladave,
Që notojnë nëpër gurgullima,
Vështirë lëvizin gurët e Kambanave,
Të zënë vend nëpër zhurina.
Qaj për verën që s'e mbajta dot,
Shiun e vjeshtës s'ka kush ma pret,
As ai tyli gri që i mbulon velloja,
Digjet pentagrami, shuhen këngët.
Përgatiti: Abdullah TROSHUPA