Ferdinand Laholli - poezi (shqip-gjermanisht)

Ferdinand Laholli - poezi (shqip-gjermanisht)
FERDINAND LAHOLLI - poezi (shqip-gjermanisht)
 
E SOTME
 
Pushteti grabitës
mpreh thikat
e trimërisë.
 
Trimëria, 
kamufluar premtimeve
të mashtrimit vrasës.
 
HEUTE
 
Die räuberische Macht
schärft die Messer
der Tapferkeit.
 
Tapferkeit,
getarnt in den Versprechungen
mörderischer Täuschung.
 
RRUGË TË REJA                       
 
Të lartmit janë ngaherë gati,
të kërkojnë rrugë të reja,
për të shkuar më tej.
 
Edhe populli duhet të tregohet i gatshëm,
t'i shtrojë si ngaherë
me mirëkuptim.
 
NEUE WEGE
 
Die Oberen sind immer bereit,
neue Wege zu suchen,
um weiterzugehen.
 
Das Volk soll sich auch bereit zeigen,
sie immer mit Verständnis
zu pflastern.