ROMANI “ESKADRONËT E VDEKJES” I BARDHYL MAHMUTIT
“Kur ndërpriteshin bombardimet, vërsulej këmbësoria dhe eskadronët e vdekjes të “Beretave të kuqe”, të “Akrepave”, të “Tigrave”, të “Çakejve”, të “Grerëzave të verdha”, dhe të “Kninxhave”. Për ata që duhet të vdisnin, eskadronët e vdekjes i kishin duart e lira të zgjidhnin formën e vdekjes që do të zbatonin. Në kohë kur bëhej ndarja e njerëzve në dalje të një fshati në Klinë, Cërni nga Z. iu afrua një burri të moshuar, që mbante në krahë një fëmijë 3-4 vjeç. Ia shkuli fëmijën nga krahët dhe me thikën në fytin e fëmijes i kërkoi 20 000 marka gjermane, që ta linte të gjallë. I thyer dhe nga pafuqia për të mbrojtur fëmijën, shqiptari nxori 5000 marka, aq sa kishte. Cërni e kapi fëmijën prej flokësh dhe ia preu kokën. “5000 marka janë të mjaftueshme vetëm për trupin. Koka vlen më shumë” – tha duke kaluar pranë fshatarëve të tjerë me kokën e fëmijës në dorën e majtë, ndërsa lëpinte thikën e përgjakur. Si i çmendur, kërkoi të nxirrnin çdo gjë me vlerë që i kishin fshehur, përndryshe të gjithë do t’i shkonte në thikë. Shpërthyen klithje të shumta; njerëz që u binte të fikët, nëna që shtrëngonin fëmijët dhe ishin të gatshme t’i kthenin në barkun e tyre për t’i mbrojtur. Të gjithë i pushtoi përdata”