Nga historia 109 vjeçare e shtypit shqiptar
“HYLLI I DRITËS”, REVISTA E GJERGJ FISHTËS QË PROMOVONTE INTERESAT SHQIPTARE
Ne në Kosovë ka disa vite që nuk kemi asnjë gazetë të përditshme që del në formë fizike...Kurse numri i parë i Revistës, “Hylli i Dritës”, doli sot e 109 vjet më parë. Kjo dritare e informimit e kulturës sonë shënoj disa ndërprerje .Ajo vijoi të dalë nga shtypi deri në vitin 1944. «Hylli i Dritës» ka qenë e para revistë e botuar në Shqipëri, me një program të qartë atdhetar, politik e kulturor,. Kjo revistë u bë zëri i artikuluar qartë i intelektualëve në Shqipëri,...Drejtori i saj, Át Gjergj Fishta, u pasua me një plejadë letrarësh, gjuhëtarësh, folkloristësh dhe ekonomistë ...
"HYLLI I DRITËS”, E PARA REVISTË NË SHQIPËRI...
Botimi i revistës, “Hylli i Driritës" u mbështet nga një figurë e shquar, si Luigj Gurakuqi. Pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore botimin dhe qarkullimin e saj e ndaluan austriakët, duket se e pengonte promovimi i interesave shqiptare."Hylli i Dritës” ka qenë e para revistë e botuar në Shqipëri, si shprehësja e aspiratave të elitës shqiptare për pavarësi, demokraci e kulturë perëndimore.
“Hylli” vuri bazat për një sërë studimesh, si ato albanologjike, letrare, etnografike, folklorike, pedagogjike e nxorri në pah gjithë atë pasuri shpirtërore që kishte mbetur e pacenuar nga nata otomane.Pas vitit1944 fillon heshtja e gjatë. Një nga aktet e para të qeverisë së Tiranës ishte mbyllja e kësaj reviste si “përfaqësuese e reaksionit”...
Në historinë e botimit të “Hyllit të Dritës”, gjejmë të shprehura të gjitha shpresat dhe zhgënjimet, ulje-ngritjet shqiptare...Në faqet e “Hyllit” të kësaj kohe përfshihen emrat më të spikatur të mendimit shqiptar – shkrimtarë, filozof e kulturologë ...“Hylli”, e sinkronizuar me traditën e vet të hershme, u shfaq gjatë tranzicionit si zëdhënëse e mendimit demokratik perëndimor në Shqipëri. Qysh në editorialin e parë të vitit 1993, At Zef Pllumi shtronte këtë sfidë dhe tematika që dhe sot janë aktuale si: “Pse kemi mbetë të izoluem prej Europës?”,“A jemi nda na prej Europës apo Europa na ndau ne?”, "A na pranojnë ne kombet europiane në gjinin e vet me individualitetin e mentalitetin tonë armiqësor ndaj Europës?”“Ç’ka na mungon ne që të mos jemi si europianët e tjerë? Toka –jo, dielli e deti-jo.”...