NJË JETË PLOTË SAKRIFICA, RRUGËTIMI DREJT TË ARDHMES!
Libri i Kimete Krasniqit “Kthim në kohë” i artikuluar në shtatë kapituj përshkruan udhëtimin e saj, nga oborri i fëmijërisë së varfër i familjeve fshatare, ku ëndrrat e shumë vajzave mbeteshin të parealizuara. Autorja me narrativen e sinqertë na ftonë të lexojmë e të rrugëtojmë nëpër kujtimet, sfidat, vuajtjet, shpresat dhe ngadhnjimet e saj. Libri në terësi paraqet rrëfimin e një femre, e cila kaloj nëpër dhembje jetësore, por që asnjëherë nuk e humbi shpresen dhe secili kapitull në vepren “Kthim në kohë” është histori në vete. Unë do të mundohem që me pak fjalë të shkruaj një copë vështrimi për këtë veper, e cila me vuri në shkallën e mendimeve, duke më kthyer në kohë.
Aurorja në Kapitullin e parë: Kosovë, mall që nuk shterron, pasqyron momentet e ndarjes nga të afërmit e saj, nga vendi ku lindi e u rritë, nga aty ku kaloi fëmijërinë e saj në ditët e okupimit,. Ajo ndarjen e përshkruan si një lumë lotësh, barrë të rënd mërzie e heshtje, duke menduar se asnjëherë më nuk do të kthehet për të përjetuar dashurinë për atdheun, familjen e të afërmit e saj…
Në Kapitullin e dytë: Largësia që më vriste çdo ditë, autorja përshkruan vetminë që pëejetonte në fillimin e një jete të re, në një vend të panjohur, ku në shpirtin e saj mbretëronte; mërzia, heshtje e herë herë edhe frika që të dilte në shetitore. E gjitha kjo nga ajo ndjenja se mos po e përshëndesnin ndokush e që nuk do e kuptonte gjuhën e që në një mënyrë a tjetër ajo e mendonte këtë si të turpshme, por ja që sot kur po e lexoje jetëshkrimin e saj, ajo është e inkuadruar në mjedisin ku sot jeton e vepron dhe e gjitha kjo falë kulturës, gjetshmërisë e sjelljeve të saja në shoqërinë e rrethin ku jeton...
Në Kapitullin e tretë: Kthimi në kosovën e lirë, autorja që në fillim të këtij kapitulli shpreh ndjesinëë që ndjente në zemrën e saj, citat: “Ditët kalonin me ngadalësi, të mbuluara me një peshë që vetëm ata që kanë pritur në heshtje, mund ta kuptojnë, secila ditë ishte më e rëndë se tjetra, por zemrat tona nuk ndaleshin së rrahuri për lirinë”. Autorja ditët e para të lirisë së Kosovës i përshkruan në jetëshkrimin e saj, si anjëherë dhe asnjë ditë tjetër më parë...
Ajo me pakë vargje imagjinative e përshkruan atdheun e saj të lirë e pa thundren e armikun si më poshtë:
..Toka ime e mirë,
Toka ime e bardhë,
Kur të shoh të lirë,
Zemra m’bëhet mal.
Sa e bukur qenka liria,
Si mali me borë,
Kur e sheh me sy,
Kur e prek me dorë...
Këto vargje autores Kimete Krasniqi, i rrjedhnin nga brendia e shpirtit të saj. Ajo e kishte pritur këtë moment me mall e endje, e kishte ëndrruar, e së fundmi ëndrra iu bë realitet.
Kapitulli i katërtë: Fëmijët, dashuria që më forcuan. Koha e gjatë në mërgim asaj i dukej se po i kalonte shekujt,. Ndjente dhembje, kishte pasiguri dhe sikur jeta po e sillte rreth e përqark botës së pakënaqur, por, fëmijët janë ata që ia plotësuan jetën e saj, ia sollen sigurinë, ia larguan dhembjen e iua shtuan dashurinë...
Kapitulli 5 dhe 6: Rruga e vështirë e integrimit dhe Integrimi në shoqërinë austriake. Integrimi në një vend të huaj dhe në rretin e shoqërinë ku jeton, është jetike gjuha që në atë vend flitet. Edhe autorja me padurim kishte pritur momentin kur do të organizohej ndonjë kurs i gjuhës gjermane, dhe këtë e bëri me përkushtim e dëshirën më të madhe për të vazhduar jetën e integrueme në shoqërinë austriake. Autorja këtë qëllim jetësor e ka arritur dhe tani ajo jo se është vetëm e integruar në shoqërinë austriake, por është ndër personat e arsimuar sipas plan-programit të arsimit austriak dhe jeta e saj tani më ka krejt kahje tjetër, atë të shtreses intelektuale, krahasuar me intelektualizmin e vendit ku jeton e vepron...
Kapitulli i shtatë: Historia e trishtë e një nëne. Pavarësisht përvojes në arsim dhe pasigurisë së mëparshme, autorja kishte vendosur që të kaloj shkallën e diturisë nga shkolla e mjekësisë, kishte kaluar në studimet e Pedagogjisë sociale. Gjithashtu përshkruan shoqërimin me Sabijan, e cila në gjithë narrativen e saj është një dramë në vete si: të drejtat e femres, vështirësitë e shkollimit e gjera tjera që në kohën e hershme ishin të dukshme në shoqërinë tonë. Gjithsesi, ajo narracionin e Sabijas e dëgjoj me vemendje të shtuar, e regjistroi në kokën e saj që më vonë ta paraqes si aktë të veqantë në librin e saj të jetëshkrimit...
Autores i deshirojmë suksese në krijimtarinë e saj letrare!
Vjenë, 5.9.2025
Akademik Gjergj Rrustaj
BIOGRAFIA E AUTORES

-Kimete Krasniqi - Prebreza ka lindur më 1972, në Grashticë të Prishtinës, ku e kreu shkollën fillore. Shkollën e Mjekësisë "Ali Sokoli" dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Dega e Biologjisë i ka mbaruar në Prishtinë.
-Në Shkollën Fillore "Teuta" të Grashticës ka punuar për disa vite si mësuese e ciklit
të ulët dhe mësimëdhënëse e biologjisë në ciklin e lartë.
-Në janar të vitit 1999 emigroi në Austri, ku martohet me të fejuarin e saj, Ismet Prebreza.
Është nënë e dy fëmijëve.
-Në Austri e vazhdoi shkollimin me disa provime shtesë në mjekësi dhe kreu me sukses mësimet në drejtimin social. Ka punuar në një spital psikiatrik, kurse prej disa vitesh është punëtore sociale.
-Që nga shkolla fillore, autorja ka shkruar poezi, por edhe prozë. Shumë nga krijimet e saj artistike janë djegur gjatë luftës. Ky është libri i tretë i saj.
Jeton me familjen në Deutschlandsberg të Austrisë.