PROMOVIM LIBRI
Në kuadër të shënimit të 146 vjetorit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, datë e rëndësishme historike, në Bibliotekën e qytetit të Prizrenit u mbajte promovimi i librit me argumente “Bllaca ’99-Përjetimet e të dëbuarve me dhunë nga forcat serbe”.
Salla e bibliotekës ishte e vogël për t’i zënë të gjithë të interesuarit, ku morën pjesë intelektual, shkrimtarë, artistë e qytetar nga Prizreni dhe jo vetëm.
Promovimin e moderoi drejtoresha e Bibliotekës, ku si fillim foli për rëndësinë e librit dhe përmbajtjen e tij, më pas ligjëruar: recensentët Prof.dr. Hakif Bajrami dhe Prof.dr. Parim Kosova, me një monolog nga ngjarja që përshkruhej në këtë libër u paraqit regjisori e aktori Xhevat Limani, derisa Jahja Lluka, autor i kësaj vepre me vlera historike, shpalosi punën dhe vështirësitë e grumbullimit të materialeve deri të kompletimi i pjesës së parë të librit, dhe falënderoir të pranishmit në sallën e stërmbushur të Bibliotekës. E gjitha kjo u shoqërua me tinguj të muzikës përgatitur nga nxënësit e shkollës së muzikës. Në fund të promovimit u shtrua një koktej i përgatitur nga organizatori.
Redaksia e Orfeut