Panajot Boli - Cikël poetik

Panajot Boli - Cikël poetik
Ç’MUND TË MBILLJA TJETËR?
 
-Një dardhë në ‘shtëpizën’e prindërve të mi-
 
Një dardhë mbolla për ju
Të shtrenjtit e mi gjer në dhimbje të ashtit
Në shtëpinë tuaj të përjetshëm
Në lindje të ‘lagjes’
Aty ku dielli ju përshëndet çdo mëngjes
 
Një dardhë mbolla për ju
Të dashurit  e mi gjer në dhimbje të ashtit
Në pranverë të buis pema
Me burbuqe të brishta
Si linden filizat ne, nga dashuria juaj
 
Një dardhë mbolla për ju
  shtrenjtit e mi gjr në dhimbje të ashtit
Në pranverë të zbardhet nga lulet
  ulen mbi supe
Si pulëbardha malli të shpirtit tim
 
Një dardhë mbolla për ju
Të dashurit e mi gjer në dhimbje të ashtit
Vjeshtë është...dardhat u poqen
Kullojnë lëng të verdhë
Trishtim të shkrirë në oborrin e shpirtit tim.
 
Një dardhë mbolla për ju
Të shtrenjtit e mi gjer në dhimbje të ashtit
Vjeshtë është..gjethet fërfërijnë
Si flegrat e zemrës sime
Se linja me mbretërinë hyjnore u nderpre
 
Një dardhë mbolla për ju
Të dashurit e mi  gjer në dhimbje të ashtit
Dimër është....dardha u zhvesh
Nga cingërima rrihet
E shpirti im akullnohet nga dhimbja e ndarjes
 
AJO MA NISI FLLADIN
 
Indiferenca verdhacuke e vjeshtës
Si hije më sillet rrotull kur dielli përendon
Më një dhimbje të shurdhët më sëmbon
E valë të shqetësuara krejt të hutuara
Pa kuptuar
Në pellgun vjeshtak të shpirtit tim  zgjon
 
Vetem  flladi ma ndjen shpirtin e trazuar
Vetem flladi ma ndjen vetminë  e trishtë
E gjoksin vjen me ledhatim ta lirojë
Aq ëmbël e butë sa valët  qetësohen
E me një puthje
Buzët që dridhen me aromë vajze t’i çlirojë
 
Flladi më ngroh supet si trikoja e së dashurës
Por perkedhelja e dashurisë sot më mungon
Ndofta ma nisi ajo këtë fllad  të malluar
Të çmallet me puthje, të më shpushpuris flokët
Jo ndofta ,jo
Patjetër ajo ma nisi, këtë  mbremje të trazuar
 
E DUA KËTË NGJYRË MË THA VJESHTA
 
Vjeshta më dha një xhaketë të verdhë  të vesh
Këtë ngjyrë dua unë, më tha,e ma hedh në krah
Kujtimet si gjethet u bënë ,filluan të  zverdhen
E çukitin të ndrojtura në shpirtin tim me radhë.
 
Trishtim i ëmbël më përqafon,e flladi i hirtë
Gjoksin ma përkedhel e aroma dehese më fal
Arifin kujtoj tek nxirrte nga çanta e një mollë
-Për ty mesues, i skuqur më thoshte  ngadalë.
 
Këtë pasdite, vjeshta më sjell vjeshtën e parë
Me emocionet të ulura si qerpikë mbi  vetull
Regjistrin që dridhej  kur hyja në klasë i hutuar
E endrrat vjeshtake të varur si libra nën sqetull
 
E vjetra vjeshtë çmallët  me atë vjeshtën e parë
Në tavolinë s’mbahet dashuria e nxënësve të mi
Si pëllumba lehtë trokasin në dritarët e shpirtit
Më kundrojnë me mall e më puthin me nostalgji.
 
Vjeshta më dha një xhaketë të verdhë   të vesh
Këtë ngjyrë e dua shumë , duke qeshur  më tha
Ah, vjeshta e parë, më hutove dhe ti moj hënëz
Një fustan të verdhë kishe veshur, oh, për bela