Oscar Hahn, (shqipëroi Irma Kurti)
Të palumtur ishin ata që panë
një vajzë në Metro
dhe menjëherë në dashuri me të ranë
dhe çmendurisht e ndoqën ngado
në turmë e humbën paskëtaj.
Kështu, ata do të jenë të dënuar
të enden nëpër stacione pa qëllim
dhe të qajnë me këngët e dashurisë
që muzikantët e rrugës nëpër tunele këndojnë.
Ndoshta dashuria s’është asgjë më shumë se kjo:
një grua apo një burrë që del nga një vagon
në një stacion të rastësishëm në Metro
pastaj për disa çaste shndrin
dhe humbet në natën anonime.
Oscar Hahn, Kili 1938
nga “Palabras que la noche acoge”, Poezia kilene POINT Editions