Trandafile Molla Baja - SI NJË GJETHE VJESHTE

Trandafile Molla Baja - SI NJË GJETHE VJESHTE
SI NJË GJETHE VJESHTE
 
Si një gjethe vjeshte, endem nëpër botë,
mbytur jam në heshtje, me sytë njomur nga lot,
 
Endem nëpër botë, kush ma vrau ëndrrën
e mbytur jam në lot, më plagosen zemrën.
 
Janë thinjur këto flokë, janë zbardhur shumë,
si bora përmbi tokë, si shkuma përmbi lum.
 
Ah, kjo gjethe vjeshte, fluturon me erën,
bisedon në heshtje, kthehen me pranverën.
 
Dhe u bëra shok me këtë gjethe vjeshte,
hallet i qajmë tok, e puthemi në heshtje.
 
Dhe dua yjet të arrij, drejt qiellit me rreshje,
të llastohem si fëmijë, me kētë gjethe vjeshte.