Melisa Rushiti - poezi
Në dritën e mëngjesit, me zë të butë,
Gjithmonë pranë, pa u ndalur kurrë,
Janë prindërit, si hije të qeta,
Me zemra të ngrohta, të mbushura me jetë.
Çdo hap që hedh, çdo frymëmarrje,
Është dhuratë prej tyre, pa asnjë kushtëzim,
Me duar të buta dhe fjalë të urta,
Më dhanë jetë, më treguan rrugën e vërtetë.
Fjalët s’mjaftojnë për t’i falënderuar,
Për çdo sakrificë dhe buzëqeshje të shuar,
Ata janë heronjtë e çdo dite,
Me zemra të forta, gjithmonë të pathyeshme.
Në çdo hap që hedh, në çdo rrugë që ndjek,
Prindërit e mi, me dashuri më mbështesin,
Me sakrifica të mëdha, çdo ditë më japin,
Një jetë të lumtur, me shpresë më ndihmojnë.
Kur rënkoj në vështirësi, ata janë aty,
Me fjalë ngushëlluese, më japin forcë e guxim,
Dashuria e tyre, një dritë në errësirë,
E bëjnë jetën time, një udhëtim të paharrueshëm.
Autore: Melisa Rushiti