Lavdije Buçaj, poezi

Lavdije Buçaj, poezi
HAPI JUAJ KËNGË PËR NE
 
Dale, të them mirë se vjen!
Se çdo lojë luhet fer.
Dikush humb, dikush fiton
Por mbi të gjitha lojë me nder.
 
Mos më shih si vend i vogël,
kemi zemër sa një det.
Lojtarët tanë kudo në botë,
Flamurin e mbajnë me vete.
 
Luaj me zemër, luaj me forcë,
Kudo që je mos harro.
Një shqiptar me zemër të madhe,
Gjithmonë për vendin e vet lufton.
 
Luaj me zemër, luaj me nder,
Mos u dorëzo asnjëherë.
Çdo çast në fushën e blertë,
Sjell histori që shkruhet me djersë.
 
1.4.2026