GËNJIMI I VETVETES
Para se të hymë në temë do të paraqesim disa njohuri të përgjithshme për të kuptuar: Për çka bënë të gënjejmë veten, në çfarë raste bënë të gënjejmë vetveten, sa dhe në çfarë doza duhet të gënjejmë, gënjimi i vetvetes në paraqitjet publike, në cilat raste mund të gënjejmë vetveten pa gënjyer të tjerët? Dobitë dhe pasojat etj.
Në parim gënjimi i vetvetes duhet të jetë i dobishëm për vet ne, por dhe të tjerët. Për të bërë një vetëgënjim ne duhet të kemi energji të mjaftueshme dhe tipare me vlera të mirëfillta, duke qenë të ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm për çdo fjalë të thënë, çdo sjellje apo çfarëdo veprimi tjetër. Me energji nënkuptojmë, energjinë pozitive të arritur nga optimizmi, siguria, vetëbesimi e të ngjashme. Jeta sa është me çaste gëzimi, hareje e kënaqësie…, në të shpesh ndjehemi të zhgënjyer, shqetësuar, neurozë, të traumatizuar, kur humbim njerëzit e dashur, gjërat me vlerë, etj. Ka literaturë të bollshme që mund të mësojmë përmes teknikave të ndryshme si t’i tejkalojmë këto situata. Një prej tyre është mendimi pozitiv, që do të thotë se duhet të shpresojmë e besojmë që pas çdo errësire vie drita, pas çdo rrëzimi ka ngritje, pas çdo pësimi do të nxjerrim mësime për rezultate të dëshiruara në të ardhmen, pas çdo sëmundje ka dhe shërim. Kështu do të mendoj një njeri optimist dhe me vetëbesim, sepse ai ushqehet me mendime pozitive e jo me ato negative që i ndodh një pesimisti. Një rregull fundamentale në librin “Mendimi Pozitiv” i autorit Sue Hudfield, hasim në një udhëzim: pas një ngjarje që ngjall gjendje zhgënjyese, dhembje dashurie, dëshpërimi, etj., të themi: “Epo mirë, më shumë fat herën tjetër!” Gjithashtu duhet kuptuar mirë e qartë, me forcën e arsyes së mendjes dhe forcës së zemrës, se e kaluara e ndodhur është fundi diçkaje, por jo fundi i jetës. Pas një ngjarje tronditëse mendja për një kohë duhet të pushoj së menduari që të lë zemrën e qetë derisa të mbledhim forcë të mjaftueshme, që të mërzitemi, derdhim lot dhe sa më shpejtë të zotërojmë veten për të vazhduar jetën. Kur mendojmë pozitivisht, nuk do të thotë kjo se ne nuk jemi empatik ndaj të tjerëve, përkundrazi ata kanë aftësi më të larta të përjetojnë botën emocionale e të tjerëve dhe aftësinë që t’i ngushëllojnë të tjerët. Qëllimi i krejt kësaj që u tha më sipër është që të ndërtojmë në veten tonë një konstrukt psikofiziologjik, i cili ka një mendësi të shëndosh të ekuilibruar mirë emocionalisht dhe mendërisht – dituri të arsyeshme.
Vetëgënjimi do dituri dhe shkathtësi të caktuara, por dhe energji, dhe ai nuk mund të bëhet kuptimplotë nëse kemi: zemërime, strese, shqetësime që prekin drejtpërdrejt në sistemin tonë organik: çrregullime të tensionit të gjakut duke ndikuar në mbarëvajtjen e punës së zemrës dhe sistemit vaskular, çrregullime në sistemin tretës, me probleme të lukthit dhe zorrëve, sistemin imunitar, sistemin nervor etj. Andaj paraqitet pyetja a mund në këso gjendje të sajojmë – krijojmë diçka? Krijime të cilat na bëjnë të ndjehemi mirë dhe me plotë energji pozitive. Përveç asaj që u tha më sipër që të mos biem pre e vetëgënjimeve jo të shëndetshme e të pakuptimta, duhet të kemi dituri dhe përvojë solide jetësore që në vete përmban vlera të njerëzishme, për të cilat duhet të dimë se kanë ndikim të një ekuilibrimi e harmonie perfektë të subkoshiencës, që në psikologji njihet me emrin ndërvetëdije. Pjesë përbërëse e saj është dhe një pjesë e madhe e UNI-it tonë, dhe është shumë esenciale të themi se UN vlejë!
Bota emocionale gjithashtu është e rëndësishme që të sigurojmë një mirëqenie pa thyerje të mëdha, e cila është e shoqëruar me të kuptuarit e gjendjes së të tjerëve në përjetimet e tyre dhe të vet neve, pra të kemi një pjekuri dhe inteligjencë emocionale të duhur. Ajo është kryesisht pjesë e ndjenjave, pa përjashtuar dhe bashkëveprimin me inteligjencën konjiktive. Është me rëndësi të ruajmë energjitë tona duke mos keqpërdor tiparet siç është: gënjeshtra, egoizmi, xhelozia, zilia, inati, kureshtja, temperamenti, provokimi, injorimi etj.
Çdo gjë e tepruar qoftë dhe dashuria si vlera më e lartë dhe më e çmuara, më e dëshiruara…, sjell disa probleme paradoksale stresuese.
Vetëgënjimi nxitet nga dëshira e pavetëdijshme (ndërdijes) që të arrijmë një gjendje më të lumtur dhe më të kënaqshme, por dhe me një pjesëmarrje të përfillshime të vetëdijes. Kur ndodh vetëgënjimi nga vetëdija duhet të jemi të kujdesshëm që ai të mbështetet në arsye të shëndosha. Nuk mund të thuhet se veprimi është i keq nëse sjellë dobi për individin, duke bërë atë që të lartësoj aftësitë profesionale, me reflektim pozitiv, që të pozicionohet më mirë në rrethin jetësor dhe më gjerë. Nëse vetëgënjimi përdoret me vlera ekstreme atëherë ai mund të sjell pasoja. Një konceptim i pasaktë nxit pasiguri, konfuzion duke rritur dyshimet në vetveten e shpesh duke nxitur stres dhe ankth. Një perceptim real i vetes me disa nuanca të lehta zbukurimit të sjelljeve dhe veprave, sjell marrëdhënie dashamirësie ndërpersonale dhe më gjerë.
Limitet e vetëgënjimit të tolerueshëm kishin me qenë:
- Skaji i tolerueshëm të gënjejmë veten, për konsum të brendshëm që të ngritim qenien tonë që të ndjehet më këndshëm, që të mos biem në kurthin e depresioneve, anktheve, komplekseve të inferioritetit etj., dhe çdo gjë tjetër që siguron një shëndet të mirë mendor dhe fizik.
- Skaji i patolerueshëm është që të mos mbivlerësojmë vetveten. Mbivlerësimi na dërgon drejtë narcizmit e në disa raste kah egoizmi. Duhet të dimë se mania është sëmundje psikike që në periudha të caktuara individi i tillë mbivlerëson veten, por pa sukses, andaj mbivlerësimi duhet të shikohet nga disa prizma!
Formimi i identitetit me një UN që posedon standard të mirëfillta morale dhe etike, është esencial që të kemi një siguri dhe vetëbesim të mjaftueshëm mbi veten, që sa më shumë të ikim nga gënjeshtrat dhe vetëgënjimet. Të kesh dije se ti ke krijuar një identitet tëndin me bindjen se vetja e jote është e duhura, do të thotë se kemi arritur që të kemi një ndjenjë të mirë dhe të qëndrueshme ndaj vetvetes.
Nëse thellohemi në analizë më të detajuar të asaj që u tha më sipër! Konstatojmë se vetëgënjimi nuk do tu ndodh atyre që kanë mbërri afër një përsosmërie, që për fat të keq nuk mund të arrijmë deri në këtë nivel, andaj duhet të bëjmë përpjekje shtesë që të mos përdorim dosido vetëgënjimin, vend e pavend.
Vetëgënjimi kryesisht i pavetëdijshëm i dal nga natyrshmëria njerëzore
Ky lloj vetëgënjimi nxitet nga dëshirat e ndryshme të pavetëdijshme (të ndërdijes që punon me ligjet e saja superinteligjente). Në bazë të Frojdit ajo është e pavetëdijshme, si dhe një pjesë e UNI-të tonë (egos) tonë, që posedon një memorie doracake që shpejtë nxjerrim informata. Në këtë nivel punon edhe një pjesë e superegos. Kur i shtohet fakti i një thënie: “Anatomia është fati” – Frojd, mund të konstatohet se vetëgënjimi është kryesisht gjenetik, me mundësi jo aq të mëdha për korrigjim. Përkundër që vetëgënjimet janë të pavetëdijshme, ato shpërthejnë edhe në sektor të caktuar të vetëdijes (një lidhje e natyrshme në mes këtyre dy sistemeve), duke bindur veten se shumë gjëra që shohim janë në rregull, përkundër që nuk janë në harmoni me realitetin. Kur këto bindje na ngjallin kënaqësi ose së paku nuk ka, ngjallin pesimizëm, nga to kemi dobi me një automatizëm të pakontrolluar nga arsyeja e vetëdijes. Vetëgënjimi është një proces që ndodh me qëllim që të duam jetën, duke e bërë atë të vlefshme për ne. Edhe në sprovat më të rënda nuk kemi të drejtë të mos e dojmë jetën!
- Çfarë dobie kemi kur shikohemi në pasqyrë e t’i themi vetes se jemi plakur! Ky mendim iu përket pesimistëve, mendja e të cilëve pjell mendime negative, qe ai dhe një i ri.
Ne për çdo ditë shikojmë veten në pasqyrë, por nuk dallojmë ndryshimin në mes të djeshmes dhe të sotmes, meqenëse predispozitat tona anojnë nga pozitiviteti, konstatojmë se nuk na ka kapluar pleqëria! Ky është një vetëgënjim shumë i dobishëm. Plakja ndodh, por pse ne të merremi me të? Në librin “Jetëgjatësia” – pse plakem – dhe si mund të shmangim atë, autori thotë:
“Kur më pyesin për gjëra të tilla (procesin e plakjes me të cilin merret shkenca)…, njerëzit shpeshherë pyesin veten se… pse të përfillim të arriturat shkencore që të arrijmë një jetëgjatësi”. Ky mendim ka për qëllim t`u ikim mendimeve për plakje, sepse kjo është më e dobishme se të merremi me shkencën e plakjes, mjafton të shfrytëzojmë në parim shkencën e mosplakjes!
Fabio Volo ka një thënie: “Lumturia shpeshherë është pjesë e gënjeshtrës”. Përkundër që ndërdija jonë e ushqyer shëndetshëm na mbanë një lumturi ekzistenciale dhe diçka më shumë. Pse me vetëdijen tonë të mos gënjejmë veten që të arrijmë lumturi më të lartë, çështje kjo për konsum të brendshëm në dobin tonë pa asnjë pasojë për të tjerët. Nëse u bënë të lumtur të jeni të parët, kthejeni kokën prapa dhe në rreshtin ku qëndron je i pari.
Nëse ju bënë pasuria më të lumtur, mendoni se miliarda njerëz janë më të varfër dhe kënaquni me atë që keni, e plotë e plotë raste të tjera. Mendja jonë nuk është vetëm të zgjedhim detyra matematikore, të mësojmë të drejtojmë një raketë…! Ajo është dhe për t’na shërbyer ne të ndjehemi më mirë, andaj çdo ditë duhet të rindërtojmë dhe ridizajnojmë ndërdijen, me informacione të dobishme për mirëqenien tonë, dhe kur do që na nevojitet diçka ajo do t’na servoj çdo gjë që ne e kërkojmë e ndodhet në ne.
Duhet të kemi kujdes se shpesh vetëgënjimi nxitet nga përjetimet e forta, që krijon një perceptim të pavërtetë për shtytësit e këtyre përjetimeve. Në këto raste nuk mund të thuhet se ky është një vetëgënjim i pastër. Në raste të tilla ju keni bërë një perceptim subjektiv. Nxirrni këto raste nga ndërdija e juaj që të gjykoni atëherë kur kemi qetësi, që mos t’u mund subjektivizmi, duke rrezikuar të bëhemi idealist për të zbukuruar gjërat. Gjithashtu duhet të dimë se ndjenjat dhe mendimet shpeshherë nuk janë objektive. Shpëtimi është në arritjen e diturive të shëndosha për të kuptuar emocionet tuaja dhe për t’i njohur ato, që të ndërtoni një perceptim më objektiv për veten. Ikni nga perceptimet pesimiste të dala nga mendimet negative. Grumbulloni energji pozitive, që të keni mendime optimiste. Pozitiviteti iu bënë që të ikni ndjesive të këqija dhe çrregullimeve të mundshme psikike. Për të mos u ndodh këto situata, vetëgënjimi është i tolerueshëm, përkundër që nuk përputhet me realitetin. Më mirë kishte me qenë për të mos përjetuar kriza, të punoni që me forcën e mendjes së arsyeshme, vetëmenaxhuese e vlerësuese, të arrini te perceptimi i saktë, që përputhet me të qenit realist vetja e juaj, duke krijuar parakushte të një zhvillimi të një shëndeti mendor të qëndrueshëm.
Për të arritur deri te perceptimet sa më të sakta të vetes, bëni krahasime me të tjerët, në kuptimin e aftësive, diturive, kontrollit të emocioneve që të bindeni dhe besoni se ju keni vlera që të gjykoni mirë. E kundërta do lë boshllëqe që patjetër duhet të vetëgënjeni veten për t’i plotësuar këto boshllëqe, në mënyrë që të ndjehemi më mirë, edhe pse nuk është e duhura, por e lejuar është. Është i lejuar çdo vetëgënjim që iu sjell kënaqësi dhe optimizëm, por vetëm për konsum të brendshme – veten tënde.
Vetëgënjimi në opinion publik
Mbivlerësimi i vetes, gjegjësisht perceptimi pozitiv, në shumë raste ngjall motivim më të lartë, për një interpretim apo vlerësim që nuk mbështetet në fakte. Faktori social gjegjësisht publiku, e përforcon këtë pozicion nëse dhe si i tillë është i pranueshëm për të. Andaj shumë varet se ku po flasim dhe kujt po i flasim. Në rastet kur presioni social e shoqëror rritet për shkak papranueshmërisë të një fjalimi rreth çfarëdo teme, ku faktet janë të pakta ose nuk ka fare për të përballuar këtë presion, atëherë na mbesin dy gjëra: Të dalim nga sfida me gënjeshtra shumë perfide, ose të dalim ne nga ky ambient me kokë ulur. Të gënjesh veten është shumë lehtë, por të gënjesh të tjerët është shumë më vështirë. Vetëgënjimi para opinionit publik nga subjektivizmi, merr në shumicën e rasteve formën e gënjeshtrës për avancim e përfitim personal. Lejohen në disa raste maskime që zbukurojnë interpretimin apo fjalimin. Ky është një vetëgënjim dhe vetëmashtrim që nuk rrezikohet personaliteti ynë, por ndodh e kundërta.
Vlerësimet me shkrim apo me gojë të veprave të krijuara të të gjitha profileve, shpesh janë subjektive, të ngarkuara për së tepërmi me fjalë miradije për shumë arsye. Mbivlerësimet me fjalët më të bukura nuk peshojnë shumë në disa shkenca humane, pasojat e vetme mund të jenë për autorin, që nëse te ai ngjallet vetëkënaqësi e tepruar, mund të dërgoj në stagnim. Në këto raste gënjejmë veten për hir të tjetrit me vetëdije apo pa të, por gënjejmë dhe autorin.
“Ta mendojmë veten më dinak (dhe më të aftë) se të tjerët është rruga më e shkurtër për të gënjyer veten” – La Rochefoucauld. Në atë çka u fol më sipër, dhe këtij mendimi të La Rochefoucauld, veprimet e tilla në shumicën e rasteve janë maskim, ikje nga e vërteta, që përmes së cilës bëjmë vetëgënjim të vetëdijshëm që është me pasoja
DISA MENDIME RRETH TEMËS – Autori
- Vetëgënjimi tregon se ju keni disa boshllëqe që i plotësoni me këtë veprim.
- Vetëgënjimi i shëndosh për konsum të brendshëm ju siguron mirëqenie, por nëse doni të arrini vetëbesim vetëm përmes vetëgënjimit ajo mund t’ju sjellë në një ndjenjë të pasigurisë.
- Nëse e gënjejmë veten në atë masë sa të merrni tipare të një narcisti, do ju sjellë në një vetëizolim, duke çrregulluar marrëdhëniet me të tjerët.
- Vetëmashtrimi është shpesh dhe mekanizëm mbrojtës i pavetëdijshëm, por në të njëjtën kohë tregon dhe paaftësi për të njohur mirë veten.
- Çdoherë kur është në pyetje arritja e vetëkënaqësive dhe lumturisë tuaj, për ti ik depresionit dhe shqetësimeve, lirisht mund të përdorni vetëgënjimin.
- Sa i shëmtuar është vetëgënjimi se je një humanist e njeri i mirë, e në fakt je një njeri represivë e tiran.
- Disa njerëz mendojnë se çdo gjë që ai posedon është me vlera të larta, ky është një vetëmashtrim i rrezikshëm, i shkaktuar nga verbërimi dhe egoizmi.
- Më mirë është të pranosh me sportivitet disa gënjime të të tjerëve, se sa të dyshosh se të gjithë të gënjejnë!
- Nëse ke gënjyer veten se ke një mik të mirë dhe të del ndryshe, faji është te ti.
- Po nënçmove e përbuze veten, vështirë është dhe me gënjeshtrat më të sofistikuara, të dilni nga kjo errësirë!
- E mira e vetëgënjimit është se, kjo gënjeshtër nuk ju shkakton probleme me të tjerët!
- Paragjykimi se dikush të urren e nuk të do, është një vetëgënjim i kushtueshëm.
- Nëse vetëgënjimi u sjell kënaqësi e lumturi në suaza të natyrshme, çdo gjë është në rregull, vetëm mos kaloni pragun që të mendoni se pa krih mund të fluturohet.
- Inteligjenca është aftësi për të kuptuar marrëdhëniet në mes të koncepteve që ti zotëron, për të zgjedh problemet në situata të ndryshme, të mbështetura në arsye e njohje të shumta, atëherë pak ju duhet vetëgënjimi dhe pak do të jeni të gënjyer.
- Është ves i keq të dini shumë për të tjerët, e pak për vetveten.
- Sa më mirë që njihni veten, me vlerat e mirëfillta e të çiltra, keni lënë pak boshllëqe që të përdorni gënjeshtra. Si i tillë arrin në shkallën e lumturisë të qëndrueshme, të mbushur me vetëbesim dhe siguri.
- Mund të gënjejmë tjetrin, të cilit nëse ia thua të vërtetën do e shkatërrosh!
- Vetëgënjimi qetëson njeriun në kriza, por duhet të jetë shumë i sinqertë për të pranuar zemra.
- Më së shumti gënjejnë veten dhe të tjerët, ata që kanë vetëdije të ulët, lakmitarët, dembelët dhe të gjithë ata që përjetojnë shumë thellë ndodhi dhe sfidat që i sjellë jeta.
FJALË TË URTA
1. “Nuk mund të njohësh mendjen tënde për sa kohë nuk rresht së gënjyeri”.
Bodhidharma
2. “Veç një Zot i vetëm dhe i gjithëpushtetshëm nuk ka arsye të gënjej”.
M. Cooley
3. “Mendimi se jemi plakur që mund të shfaqet edhe te i riu, na vendos në fund të jetës sonë, e që nuk është as kompetencë, e as e drejtë e jona”.
Përgatiti: Abdullah TROSHUPA