Marigona Zekaj (poezi)

Se shpirti flakë nuk kaplon
as në vjeshtat e zymta
As nga dushku i trishtuar
Që ngjitet këmbëve
Teksa ndërron hapat udhës së jetës...
Sa dhimbje kur i shoh ato lule
që me muaj të tërë u rritën
Për pak bukuri në fund të vjeshtës
Të bukura ato lule e të vyshkura...
Që buzëqeshin si vetë njeriu e
me pamje të trazuar
Të duash njerëz jeta kërkon
Më lini të paktën veten ta njoh
Se njeriu ka nevojë ta njoh veten
në secilën kohë...