Manushaqe Ramadan Shalsi

Manushaqe Ramadan Shalsi
QAN DARDANIJA DHE E GJITHË SHQIPËRIA
 
As në ëndërr nuk e pata parë,
As nga kush nuk e pata dëgjuar,
Atë që në Drenicë ndodhi,
Prekazi tmerr pati përjetuar.
 
Pika loti qielli rrodhi ,
Lumenj gjaku mbi rrugë, mbi sheshe, shtëpi,
Eh! Zemrat vrarë, trupat çarë fëmijë sakatuar,
Femrat përdhunuar, shkelur lulet në rini.
 
Shoh ëndërr a mos jam e marrë?
Shikimi është shterur? Çfarë shoh a është e vërtet?
Një varrezë e madhe për një popull mbret!
Brenda saj një zemër gjëmon e thërret.
 
Mos në Prekaz, Drenicë e botë, të gjithë janë të marrë?
Një varrezë kaq të madhe, kush e hapi vallë?
Kush zemrat e vogla i ndaloi të jetonin?
Kush një populli autokton i rrëzoi fronin?
 
Qan Dardania, qan e gjithë Shqipëria,
Gjenocid i madh, vrarë bij e bija,
Shkrumbuar nga flaka vrarë nga bajoneta,
Ulkonja Serbe nuk di çfarë është jeta.
 
Tek e shoh përhumbur gjithë këtë mizori,
Mbi këtë tokë të bukur mbushur me flori,
 
I them botës...
--Dreq o bot e çmendur!
Djall ti dreq njeri!
Ti gjykata e Hagës a njeh drejtësi?
 
Ti nuk mund të jesh,
As zot, as perëndi,
Që të mbash mbërthyer,
Krerët e një lufte të tërë,
Kur kafshët serbe kanë bërë e çfarë s'kanë bërë.
 
Po dënon UÇK,
Po mbyt lirinë,
Po rivret një popull,
Po varros drejtësinë.
 
Kërkon të rivrasësh më të lashtët e Europës
Po rivret më të bukurën lule në Ballkan,
Drejtësinë varrose,
Si një Sllobodan,
 
Ende qan Prekazi,
Qan e gjithë Kosova,
Do çohet Hashimi,
Do çohet Rugova.
 
Jemi autoktonë, mbi maja jetojmë,
Dardani -Shqipëri dy koka një shqiponjë.
Eh! Moj Dardani, je vet Shqipëria,
Gjaku i kuq vlon mbi bij e bija.
 
Çamëri, Mali i zi, Maqedoni,
Një gjak kam unë një gjak dhe ti.
Kemi një zemër jemi Shqipëri.
Shqip vetëm shqip fol o Shqiptar,
Është vet gjuha e perëndive
Në bot vet fjala e parë.
 
Autore( Manushaqe Ramadan Shalsi)