Manushaqe Ramadan Shalsi (poezi)

Manushaqe Ramadan Shalsi (poezi)
Manushaqe Ramdan Shalsi
 
DRITA E JETES.
 
Flakërin ky qielli i kaltër,
Përmbi re seç flasin e fshehën,
Krahët e tij të kuq ndriçuar,
Teksa ngadalë ngadal puthin syrin e shkruar.
 
Vallëzon drita fije-fije zbukuruar,
Një nga një hap dyert e bardha dit,
Ndërsa qerpik gjata natë,
Fsheh ëndrrat e dashurit.
 
Dalë ngadalë e bardhë e bardhë,
Rrëmben zemrat fasha e diellit tej përpjetë.
Nuk le hon, nuk le majë as degë a flet,..
Si e mira nënë mëkon gjithçka me të ëmblën jet.
 
Maja gërzhe fusha pyje i përkulen të madhërishmes mrekulli
Krah e buzë gjithë nur e këngë e pushtojnë këtë mbretëri
Këndon bilbili dhe gjinkalla duke bërë një serenatë
Vajzë e diellit dhe e hënës të bashkuar këtë natë.
 
Gjithë gjallesat veshin dritën e shijojnë mirësinë.
Presin diellin e flakëruar sa të ngroh gjithë gjithësinë.
Më e bukura drita e jetës, drita e dashurisë.
Lidhur fjalë lidhur besë për hir të njerëzisë.
Si sirenë e pa fjalë braktisur të madhen mbretëri
Dhuron gjithë sa ka kjo jetë bijë e zotit ngrohtësi.
 
(Manushaqe Ramadan Shalsi, Durred 24 09.2024)
 
 GJENEZA
 
Në maternitetin e madh të kohës ,
Kam parë gjithë sa ka planeti.
Frymëmarrjen e parë marrë nga një grimcë e vogël.
Krahët e njomë me flatra i humba mes gjithësisë.
I humba kur koha filloi tik-takun e parë të shpejtësisë.
 
Fillikat endur rrugëve ende pa asnjë gjurmë.
Mbi to të voglat këmbë shenjat e para pikturuan.
Kur pikat e shiut të parë më mbuluan.
Ku vallë paskësh qenë emri im zemra ime!.
Tek i madhi maternitet qarjet e para, guhitjet e para.
 
Nuk njoha asnjëherë të parën nënë, as gjyshen e parë.
Vallë kam shëmbëlltyrën e tyre mbi fytyrën time?
Djepi im i planetit tim i pari ishte mbretëria.
Me të u mbuluan gjithë skajet që ka bota.
Unë një molekulë e ardhur nga gjeneza.
 
Kërkoj, kërkoj, kërkoj..
Hapat e vockla ato të parat mbi planet, bashkohen në një të vetmen udhë.
Dy ortake, dy shtylla që mbajnë gjallë njerëzinë.
Se di si ta kërkoj emrin tim gdhendur mbi gjenezë.
E sigurt e para nënë e njerëzimit është këtu tek unë.
 
Ja këtu në qendër të zemrës dhe molekulës jet.
E kërkoj atë për ta përqafuar, për ta ledhatuar, ajo largohet.
Pas saj vrapoj për në tjetër jet.
Koha një tjetër emër më të bukur meriton
Brenda saj ka aq shumë
bukuri pasuri.
 
Ajo vet një e bukur mbretëri.
Në kërkim të emrit, frymës,
Në kërkim të puthjes së parë,
Në kërkim të fjalës së parë,
Në kërkimin e ecjes së parë.
Orës së parë të gjenezës.
 
Në arrati ka ikur gjithçka edhe vet koha ka mbetur larg.
Koha, kujtim i madh që nuk rikthehet kurë.
Gjeneza nëna e gjithësisë që nuk u njoh asnjëherë.
Ajo ri fshehur ndër bedena shekullore për tu
rishfaqur në një tjetër gjenezë të re.
Dhe përsëri kërkoj atë të parën nënë të njerëzisë.
 
Manushaqe Ramadan Shalsi Durres 26 09.2024