ORGANIZATA PLUS KULT - QENDËR E AKTIVITETEVE TË NDRYSHME
Organizata Plus Kult me seli në Fushë-Kosovë, është një ndër organizatat më të suksesshme sa i përket aktiviteteve të ndryshme kulturore, letrare, artistike e shkencore. Kryesia e kësaj organizate është e përkushtuar që të promovoj vlera, ta ruaj dhe kultivoj traditën tonë kombëtare e shpirtërore, të avancoj krijimtarinë e krijuesve në të gjitha fushat që i përkasin...
Organizata Plus Kult, përveç aktiviteteve letrare, kulturore e artistike ka organizuar edhe tribuna shkencore me tema në interes të shoqërisë, ku kanë ligjëruar historian, shkencëtarë e studiues të njohur nga e gjithë hapësira shqiptare dhe mërgata.
Kjo organizatë është vizituar e vazhdon të vizitohet nga të gjithë artdashësit, nga personalitete të shquara të jetës kulturore, shkencore e politike nga Kosova, Shqipëria e vende tjera.
Organizata është një frymëzim i së ardhmes dhe kujtesës së popullit e gjeneratave të reja, duke mos e harruar asnjëherë të kaluarën tonë si komb i shumëvuajtur dhe i shtypur nga regjimet e kaluara dhe duke krijuar ura bashkëpunimi mes njerëzve e shoqatave, mes grupeve e shoqërive, mes atyre që nuk kursehen dhe atyre që hezitojnë...
Shkrimin po e përmbylli me një thënie:
“Jo të merremi me të kaluarën, por të mos e harrojmë atë”
Redaksia e ORFEU-t (df)