Kristiana Sterjo, Piktore e talentuar nga Tirana
Vendosa të shkruaj këtë artikull për Kristianën, jo vetëm si shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin e çmuar me vizatimet e saj, në librin tim me përralla: “Ylberi dhe Sara e vogël”, i botuar në Itali, përfitimi i të cilit iu dhurua Shoqatës ONLUS Komitetit për Jetën Daniele Chianelli, për kërkimin shkencor të kurimit të Leuçemisë, Tumoreve e Limfomave tek fëmijët dhe të rriturit, por gjithashtu, e bëj këtë, për të folur për punimet e artit të saj dhe vlerësimin që i është bërë dhe vazhdon t’i bëhet nga mediat: radiot, artikujt në gazeta të ndryshme dhe të intervistave në televizion. Kristiana filloi të pikturonte në moshë fare të vogël. Skicat e vizatimeve filluan të merrnin formë, dhe me kalimin e viteve ajo i dha prioritet dhuntisë ndaj pasionit për artin. Teksa vëzhgojmë pikturat e mrekullueshme të saj, vëmë re: larmishmërinë e ngjyrave dhe kombinimin e tyre të përsosur, dritën magjike që na tërheq drejt artit të saj, i pasuruar nga një sërë punimesh artistike me shumë vlerë. Në pikturat e saj ndeshim gjithashtu hijeshinë dhe elegancën, në të cilat dallohet talenti unik i Kristianës.
Në vitin 2019, Kristiana u diplomua si studente ekselente në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, dega Juridik. Degë krejt ndryshe ndaj pasionit të saj, por Kristiana bëri të mundur ecjen paralele midis studimit ndaj drejtësisë, ligjit, dhe njëkohësisht atij drejt artit për pikturën. Para disa kohësh Kristiana mundi t’i jepte krahë ëndrrës së saj të madhe: punimet e saj artistike u bënë pjesë e ekspozitës. Realizimi i kësaj ëndrre, u bë i mundur falë mbështetjes dhe ndihmës tepër të madhe, investimit personal (pa asnjë sponsor tjetër të jashtëm) dhe organizimit nga ana e: Presidentes së Shoqatës “Act Now”, Themelueses së Qendrës Social – Kulturore Xhoi & Xhulia, Autores së shumë librave, Pedagoges pranë Universitetit të Tiranës, Xhoi Jakaj. Punimet e Kristianës u fokusuan në ekspozitën e Ambjenteve Prefektura Tiranë, me titull: “Kristiana dhe miqtë.” Suksesi i punimeve të saj u pasqyrua nga vlerësimi pozitiv i artdashësve, të shumtë me pjesëmarrjen e tyre. Edhe pse sapo është bërë nënë dhe kjo gjë i merr mjaft kohë, Kristiana vazhdon rrugën e artit pa e braktisur atë. Ajo realizon në veprat e saj artistike, jo vetëm atë ç’ka i tërheq vëmendjen, por edhe atë ç’ka i përcjell emocione të veçanta. Të gjitha këto, artistja i harmonizon me brendësinë e shpirtit të saj të pastër. I urojmë Kristianës suksese të mëtejshme në të gjitha fushat e jetës e sidomos në atë të pikturës.
Kush dëshiron të blejë pikturat e Kristianës mund ta kontaktoj në numurin: +355685930528
Oggi presentiamo ai lettori di Orfeu.al la talentuosa pittrice Kristiana Sterio.
Kristiana Sterjo è nata il 1° luglio nel 1995 a Tirana (Albania) dove vive tutt'ora.
Ho deciso di scrivere questo articolo su Kristiana, non solo in segno di gratitudine per la sua preziosa collaborazione con i suoi disegni, nel mio libro di fiabe "L'arcobaleno e la piccola Sara", pubblicato in Italia, il cui il devolvere è stato devoluto all'Associazione ONLUS il Comitato per la Vita Daniele Chianelli, per la ricerca scientifica della cura di Leucemia, Tumori e Linfomi nei bambini e negli adulti, ma lo faccio anche per parlare dei suoi dipinti e dell'apprezzamento che le è stato fatto e continua ad essere fatto dai media su articoli in vari giornali e interviste in radio e TV. Kristiana ha iniziato a dipingere in tenera età. I disegni cominciarono a prendere forma, e nel corso degli anni diede priorità alla passione per l'arte. Mentre guardiamo i suoi meravigliosi dipinti notiamo la varietà dei colori e la loro perfetta combinazione e simbiosi, l'armonia e la luce magica che ci attira verso la sua arte arricchita da una serie di opere d'arte di grande valore. Nei dipinti di Kristiana incontriamo anche la tenerezza, grazia e l'eleganza, in cui si distingue il suo talento raro ed unico.
Nel 2019, Kristiana si è laureata come eccellente studentessa presso l'Università Mediterranea in Albania, in giurisprudenza. Un ramo molto diverso dalla sua passione, ma Kristiana ha reso comunque possibile il cammino parallelo tra lo studio della giustizia, il diritto, e allo stesso tempo verso l'arte e la pittura. Un anno fa Kristiana è riuscita a mettere le ali al suo grande sogno: la sua opera è entrata a far parte della mostra. La realizzazione di questo sogno è stata resa possibile grazie all'enorme supporto e assistenza, all'investimento personale (senza altri sponsor esterni) e all'organizzazione della Presidente dell'Associazione "Act Now", la Fondatrice del Centro Culturale Sociale Xhoi & Xhulia, autrice di molti libri, la Docente presso l'Università di Tirana, Xhoi Jakaj. Le opere di Kristiana sono state presentate alla mostra della Prefettura di Tirana, intitolata: "Kristiana e gli Amici". Il successo delle sue opere si è notato dall'apprezzamento positivo degli ammiratori, moltissimi con la loro partecipazione. Anche se è appena diventata mamma e questo le porta via molto tempo, Kristiana continua il suo percorso verso l'arte senza abbandonarlo. Nelle sue opere artistiche lei realizza non solo ciò che le attira l'attenzione, ma anche tutto ciò le trasmette emozioni speciali e particolari Kristiana è un'artista che armonizza l'interiorità della sua anima pura con la natura. Auguriamo a Kristiana ulteriori successi in tutti i settori della sua vita e, in particolare modo nella pittura.
Chiunque volesse acquistare i quadri di Kristiana può contattarla al numero: + 355685930528
-Preparato e tradotto in italiano da Angela Kosta scrittrice, poetessa, saggista, critica letteraria, redattrice, traduttrice, giornalista