BARDHA ALIMETA
Artistja e talentuar Bardha Alimeta ka lindur dhe është rritur në qytetin e Librazhdit, ku aktualisht punon jeton. Bardha është Ambassadore për Paqe, piktore e 5 Ekspozitave në vaj dhe acrelik me mbi 200 punime. Bardha është Kryetare e OJF Gruaja Ndryshe në Librazhd, ashtu sikurse përgjegjëse e Pallatit të Kulturës Sadi Halili Librazhd. Bardha Alimeta është fituese e disa çmimeve letrare prestigjoze.
Ajo është gjithashtu autore e 3 librave me poezi: "Botë që nuk e ndjej", "Shpirti im më përket mua", "Gjurmë në udhë" si dhe autore e 2 novelave:
"Nostalgji e hidhur" dhe "Fluturzat e kuqe"
I urojmë Bardhës suksese në rrugētimin e saj artistik dhe letrar.
Të jesh ndryshe, aty ku të gjithë janë njësoj e vëmë re teksa bisedojmë me artisten Bardha Alimeta e cila tregohet e gatshme per të mos na refuzuar.Që në fillim të bisedës ajo na mirëpret dhe buzeqeshja nuk i ikën nga fytyra.Të flasësh për këtë artiste nuk di nga t'ia fillosh,siç thotë dhe vete artistja. Po ne do të flasim dy fjalë të thjeshta për këtë grua shumëplanëshe.
Ajo shkruan dhe pikturon njëkohësisht e gjithashtu drejton Pallatin e Kultures "Sadi Halili" në Librazhd që prej dy vitesh. Bardha flet me pasion për gjithshka. Puna që i është besuar është një dëshirë e hershme dhe ajo e pa parësore atë. Bardha vjen nga një familje e thjeshtë librazhdase dhe kurrë nuk e braktisi vendin e saj. Arti për të është frymëmarrje. Bardha "luan" me ngjyrat dhe fjalët. Ajo ndërthur aq bukur artin e saj sa kjo gjë e bën atë të jetë ndryshe nga të tjerët. Në pikturat e saj shfaqen ngjyrat shpirtit nostalgjik të trishtë dhe të dashuruar. Po e njejtë vjen magjia e vargjeve të saj lirike. Proza e shkurtër gjithashtu është një magji e shpirtit të Bardhës, e cila e shtrydh mendimin per ta sjell atë të përqendruar dhe me mesazhe të qarta per lexuesin. Dashuria dhe dhimbja janë shtyllat kryesore ku bazohet arti i thjeshtë por i bukur dhe i larmishëm i artistes Bardha Alimeta. Ajo përveç talentit të saj është një grua tejet pozitive dhe e palodhur në angazhimet që ka në jetën shoqërore.
Bardha është humaniste, artiste e talentuar, poete, grua, nënë dhe bashkshorte e mrekullueshme. Nëse pyet për Bardhën në qytetin e saj, të gjithë të flasin me shumë respekt e dashuri për të, ashtu sikurse Bardha është në të vërtetë, një "Grua ndryshe" në një vend ku të gjithë kanë mendime të njejta.
TI NUK NJEH HIPOKRIZI
Poezi e shpirtit tim
Ti, që më shplodh në dëshpërim
Me ngazëllen, më ledhaton
Ti mike që s'tradhëton
Gjithë botën e largoj
Kur me ty, dua të shkoj
Poezi e shpirtit që fuqishëm rreh,
ti nuk e njeh hipokrizinë
Sa e paster, je!
RRUGËT E QYTETIT TIM …
Rrugë që më rritën,
Ma njohin dhimbjen,
Trishtimin, dashurinë.
Me dhanë gëzim, lumturi,
Hapësirën pa kufij…
Kam ecur e rendur mbi to,
Jam rrëzuar e ngritur sërish,
Në këto rrugë takat e mia
Kane lënë melodinë e tyre të bukur
Pa stonaturë, ecje të sigurt
Drejt asaj që quhet e ardhme…
ATJE DIKU NË LARTËSI
Do të doja të isha larg,
Larg, nuk e di se ku...
Do të doja ta thyeja këtë mërzi
Në ndonjë vend pa asnjë njeri.
Të mos them as mirëmëngjes,
Të mos dëgjoj as kush vdes,
Të jem shumë larg botës së tyre,
Diku atje në lartësi
Të ndjehem vetë si Perendi…
KUJTIME DHE ASGJË TJETËR
Një fjalë të ngrohtë të mos ndjejmë dimër,
Një dashuri të na shërojë…
Me mijëra fjalë të thëna së bashku,
E mira botën ta mbulojë…
Tingull si i askujt tjetër
Harrove zërin tim,
Tingull si i askujt tjetër
Tani të vjen nga larg
Si zhurma e këmbanës së vjetër,
Një zhurmë që të zgjon
kujtime dhe asgjë tjetër…
IKU DHE KJO VJESHTË, MOS QAJ!
Po bien gjethet...
Po veniten nga shkëlqimi i tyre
Era i hedh sa andej - këtej
Pa e ditur se ku përfundojnë
Po shkon kjo vjeshtë
Ashtu si shumë të tjera
Dimri, përgatitet të vijë
Po ikën edhe kjo vjeshtë
Që shpirtin ma mbush plot trishtim
Të florinjtën e saj më nuk do ta shoh
Po magjinë e saj nuk kam për ta harruar
Po ikën dhe kjo vjeshtë që aq shumë e dua
Po bien gjethet... era fryn me tërbim
Nga xhami vështroj shiun plot mall
Po bien gjethe, ranë, shiu i shpëlan
Balta i përbalt... era i vërvit...
E jeta vazhdon ciklin e saj
si çdo ditë
Pa ty pranë...
koha ikën
Shiu pushon...
dielli lind... perëndon
Kujtimet mbesin të paprekshme
Dashuritë, njerëzit vdesin.
Po bien gjethet... si në çdo vjeshtë
Era i poshtëron...
shiu i lag
toka i fsheh në thellësi të saj...
Iku dhe kjo vjeshtë, mos qaj!
Po fryn erë... ndjej aromën e saj në ikje
Tek largohet
E mplakur, për t'u rilindur pas një kohe tjetër...
Përgatiti dhe redaktoi Angela Kosta