Idriz Berisha për krijuesin shumëdimensional Arsim Berisha

Idriz Berisha për krijuesin shumëdimensional Arsim Berisha
REFLEKSIONE ATDHEDASHURIE NË ART
 
Bashkatdhetari e krijuesi shumëdimensional Arsim Berisha, piktor e veprimtar i kulturës u lind në Dobërdol të Klinës në vitin 1974. Emigroj në Zvicër viteve të ’90-ta. Arsimi vërtetë është i kompletuar si profil krijuesi në folklor, pikturë, koreografi, sport e aktivitete kombëtare...
 
Arsim Berisha tash e rreth tre dekada jeton e vepron bujshëm në krijimtari artistike në Büllach të Zvicrës. Është krijues figurativ i përkushtuar në pikturë e pasion ka edhe folklorin (vallen dhe koreografinë folklorike, dramën, filmin e sportin).
Krijuesi për të qenë i kompletuar duhet të kaloj nëpër etapa si në pentagramin muzikor - shkallë në ngritje dhe rrugët që ndjek të jenë studimore nga realja deri të imagjinativja ashtu siç vepron piktor Arsim Berisha.

Kështu pos që profilizohet e gjenë edhe mënyrën dhe stilin adekuat e të veçantë për të krijuar Ai tashmë po vepron mes reales e imagjinatës - diku në mes po dëshmon bindshëm talentin për të bukuren në art (pikturë kavaljeti ,murale, vizatim analitik etj.).
Artisti duhet të jetë një kërkues permanent dhe ta dashuroj me shpirt çdo vijë, çdo gjurmë ngjyre e refleks koloristik. Ta dojë natyrën e fenomenet e saj. Të merr nga natyra të bukuren, ta shndërroj atë në reprodukim artistik e jo ta kopjoj.
Arsim Berisha, kështu po vepron, të bukurës së natyrës po i shton edhe koloritin e pasur nga laboratori i tij piktural tashmë me përvojë.
Duke qenë veprimtar shumëplanesh, ai domosdoshmërisht krijimtarisë së vet të pasur i lenë hapësirë figurave kyçe të kombit nga iliret, Teuta-Agroni, Gjergj Kastrioti -Skënderbeu, Shën Nëna Tereze, Adem Jashari, e figurave të rilindasve deri të dëshmorët e luftës së fundit -UÇK-së së lavdishme!
Tashmë ai ka krijuar individualitetin e vet krijues dhe po rrugëton guximshëm krah artistëve tjerë kombëtarë e ndërkombëtarë. Përmes ekspozitave të shumta ai po përshfaq botën e vet të pasur dhe altruizmin piktural.
Veprat e Arsimit pos që i ruan e sistemon bukur e me estetikë në studion dhe banesën e vet, shumë e shumë i ka nëpër galeri e koleksione private të personaliteteve të njohura shqiptare e të huaja.

 

Piktura e Arsimit me koloritin dhe përmbajtjen e saj, del si një ofshamë e çastit magjik, si shpërthim emocional, formësim origjinal, melodi e këputur si ajo nga kitarja e Jusuf Gërvallës, rrugët e jetës memoriale e dy Ademave, si dritë nga agimet e Agimit me paletën e ngjyrave, me shqipen e kreshtave që ringjallin dashurinë për atdheun dhe lidhin epokat këndshëm deri në bukuri magjike.

 

Për punën e palodhshme të Arsimit, është shkruar nga gazetarë e publicistë, nga studiues e mediume informative e Monografi kushtuar punës e aktiviteteve të tij.
Puna e krijimraria e artistit u pasqyrua në bibliografi nga:
Rexhep Rifati, Xhevdet Kallaba, Gani Bytyqi, Shabani, Ismet Krasniqi e I.Berisha, Prend Buzhala, Mikel Gojani, nga RTV Kosovës, RTK, TVSH, nga mediume televizive të Diasporës etj.
 
Përgatiti për Orfeun Idriz Berisha Xhixhi