Cikël poetik nga Agim Lika

Cikël poetik nga Agim Lika
CIKËL POETIK NGA AGIM LIKA

Agim H. Lika u lind në vitin 1968, në Shetaj, Ishëm (Durrës) dhe aktualisht jeton në Tiranë.
Ka studiuar në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej,” e më pas vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake, nga viti 1983 - 1991, ku mori titullin: oficer aktiv. Lika ka punuar si: komandues, pedagog, komandant kursesh, Zv. Shef dhe Shef Departamenti, komandant batalioni, specialist, shef dege si dhe oficer shtabi në J-5-8, në Shtabin e Përgjithshëm të FA, deri në vitin 2020.
Ka botuar:
- Tre artikuj në revistën "Mbrojtja";
- Tre artikuj të ndryshëm në gazetën "Tirana Observer";
- Dhjetë publikime në revistën “Liberal.al”;
- Dhjetëra materiale përmbledhëse për Gazetën “Destinacioni”.
Me poezitë dhe librat e tij tashmë është pjesë e:
1- Revistës: “OBELISKU”
2- Revistës: “MIRDITA ”
3- Autor i vëllimit me poezi: “100 poetë për dashurinë";
- 4. Pjesë e librit: “Portrete shkrimtarësh” e autorit Zekerija Idrizi;
- 5. Pjesë e librit: "Gjurmëve të kritikës letrare” Zekerija Idrizi;
- 6. Pjesë e antologjisë për fëmijë: “Lulëkuqet e Globit”;
Ka botuar këto libra:
- 1."MALIKËT E SHETAJT DHE PASARDHËSIT E TYRE (monografi);
- 2. "VENDLINDJA E HARRUAR", (poezi);
- 3. "SI HËNË E KRISTALTË" (poezi);
- 4. “ARSIMI NË KRAHINËN E ISHMIT (1912 - 1944)” (studim);
- 5. “FJALË ZEMRE PËR VENDLINDJEN” (antologji).
- 6. “KRENAR PËR ORIGJINËN TIME” (poezi)
- 7. Bashkëautor në librin: “112 vjet arsim në Krahinën e Ishmit - pjesa e II° (1944 - 2025)

TI JE E BUKRA E DHEUT QË KA FALUR ZOTI!

M'ka marrë malli për vendlindjen time
Çdo gjë tjetër, brenda meje, s'ka vlera

Sa herë vij te ti, Shetaj, gëzon qenia ime
Je më i bukuri, ndër të gjithë bukuritë e tjera.

Ti je e bukura e dheut që ka falur Zoti
Me tokë, pyje e det gjithë bukuri
Je vendi më i bukur, por edhe vend baruti
Je Hëna e Dielli që ndriçon plot hijeshi.

Mundohem të vij shpesh e, sa më gjatë të rri
I bie rreth e qark që syri im të çmallet
Largohem, me shpresë për t'u kthyer përsëri
Pranë teje shërohem, harroj të gjitha hallet.

KUR TROKET VJESHTA NË ISHËM

Kur në Ishëm vjeshta troket
Vendi e humb shkëlqimin të tërë,
Ikin emigrantët, të ardhur nga çdo shtet
Por, ikin dhe dallëndyshet bishtgërshërë.

Rrugët bëhen krejt të shkreta,
Tregtarët të shesin, kanë harruar
Vetëm pleq që mezi hedhin këmbët e veta
Vendin një qetësi e frikshme e ka kapluar.

Ne n'Ishëm, e duam vjeshtën kur vjen,
Siç duam çdo stinë të re qysh kur niset
Ritmi e gjallëria, shumë na pëlqen
Por mërzitemi kur ky vend boshatiset.

DETIN SHIJOJ ME TY

Nën rrezet e  Diellit, që të bie në sy
Në flladin e erës që flokët t'i shpupurit
Mbusheshemi thellë me frymë, të dy
Dhe ecim qetë buzë detit që shndrit.

Me duart, si përherë lidhur shtrënguar
Ne shijojmë peisazhet e ofruara
E vijojmë rrugën duke komunikuar
Fasadat e shtëpive, kudo të mbuluara.

Ah deti, deti është ilaç e të mbush me gaz
Që na jep ndjesinë më të bukur, të shijuar
Ku e harrojmë lodhjen, e lëmë pas
Javën e fillojmë të relaksuar.

Duke shëtitur, ti ndalon papritur
Kthehesh nga unë e më shikon në sy,
Unë nuk befasohem, s'jam i habitur
Oh, sa shumë, detin unë shijoj me ty.

A DO TË VIJË AJO DITË?

Mes pasionit dhe shpresës jetuam
Dhe ëndrrave tona të dashurojmë
Qamë, qeshëm, por edhe u gëzuam
Por dhimbjen dhe vuajtjen s'e durojmë.

Vetëm fatit në jetë, kurrë nuk i dihet
Të përplas ajo si të jetë shkruar
A do të vijë ajo ditë, kur pres të shihet
Njeriu si një qenie plotësisht e motivuar?

A do të vijë ndonjëherë ajo ditë e bardhë
Kur egoja, lakmia, urrejtja të dobësohen?
Unë e di që vonon, por besoj se ka me ardhë.
Kur njerëzit, me njëri - tjetrin, të afrohen.

TË JESH VETVETJA

Diçka që ne po e pengonim, të dobët na bëri
Derisa e kuptuam se ajo ishte vetvetja,
po s'e themi
Që si diamanti, kurrë s’e humb vlerën i tëri
Inteligjentët e kuptojnë, të vetëdijshëm jemi.

Ajo që arrini në jetë, o ju të uruar
S'është trashëgimia që krijoni vetë
Por kujtimi e përjetimi i paharruar
Secili duhet të jetë vetvetja, në jetë!

Redaktoi: Angela Kosta