Shpejtim Pasjaqa - Për snajperistin e UÇK-së

Shpejtim Pasjaqa - Për snajperistin e UÇK-së
Artin filmik e shndërroj në Artin luftarak - Snajperisti i UÇK-së
 
Nga Shpejtim Pasjaqa
 
Dibran Fylli nga skenat e filmit tek frontet e luftës për liri, Ai Artin filmik e shndërroj në Artin luftarak, duke lënë pas kamerat për të marrë në dorë pushkën për çlirimin e atdheut.
U bë snajperist i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - një luftëtar i heshtur, por i frikshëm për armikun. Trim në zemër, i saktë në sy, ai ishte mburojë për shokët dhe rrezik për pushtuesin. Çdo krismë e tij kishte një qëllim, çdo veprim mbante peshën e lirisë.

Gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, Dibrani ishte një ndër luftëtarët më të përkushtuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me një vështrim të mprehtë dhe një dorë të sigurt, ai u bë një nga snajperistët më të frikshëm për forcat armike. I lindur dhe rritur në një familje me vlera atdhetare, e ndjeu thirrjen për liri që në ditët e para të rezistencës. Ai iu bashkua UÇK-së me vullnet të hekurt dhe me bindjen se liria e Kosovës do të vinte vetëm përmes sakrificës dhe trimërisë. I trajnuar në fshehtësi dhe me përkushtim të madh, Dibrani u shqua në beteja të shumta për saktësinë dhe durimin e tij.

Ai operonte kryesisht në zonat malore dhe në terrene të vështira, ku arrinte të neutralizonte objektiva të rëndësishëm pa u zbuluar. Bashkëluftëtarët e përshkruanin si “hije në male”, gjithmonë i pranishëm, por kurrë i kapur. Kontributi i Dibranit nuk ishte vetëm në luftë, por edhe në motivimin e të rinjve për t’u bashkuar në rezistencë. Ai e shihte pushkën jo vetëm si armë, por si mjet drejt lirisë. Pas luftës, emri i tij mbeti legjendë mes shokëve dhe komunitetit - simbol i qëndresës, i zgjuarsisë dhe i dashurisë për atdheun.
Nuk kërkonte e as nuk kërkon lavdi, por veprat e tij folën e po flasin vetë. Sot, ai mbetet simbol i guximit, i sakrificës dhe i atyre që i dhanë artin e jetës kauzës më të madhe - Lirisë së Kosovës.