Drita Kosumi - Biografi dhe cikël poetik Përgatiti (Abdullah Troshupa)

Drita Kosumi - Biografi dhe cikël poetik Përgatiti (Abdullah Troshupa)
DRITA KOSUMI-SYLA
 
Drita Kosumi-Syla u lind më 20.08.1967 në Gllamnik të Komunës së  Podujevës. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa të  mesmen në Podujevë.
Ka ndjekur studimet në Fakultetin e Filologjisë̈, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Shkrimet e para poetike të Dritës, i gjejmë në fletushkën e shkollës,  për të vazhduar pastaj edhe në faqet e revistave dhe gazetave për fëmijë dhe të rritur. Është̈ prezantuar në shumë Antologji poetike brenda dhe jashtë vendit. Deri më tani ka botuar këto vëllime poetike:
'' Falma këngën varg'', poezi 2015,
'' Mos ma kërko ikjen'', poezi 2016,
"Gjethet do t'i pres në dorë", poezi 2018,
“Diell jete”- poezi për fëmijë, 2019,
“Lirikat vallëzojnë me ritëm”, poezi 2020,
‘’Në sy pranvere”, poezi për fëmijë,2022,
‘’Kohë vargjesh’’, poezi 2024.
Herë pas here poezitë̈ e saj i gjejmë̈ në shtypin kohor në Kosovë, Shqipëri Gjermani, Zvicër, Suedi, etj.
Drita është̈ anëtare e kryesisë së LSHK-se dhe eshëẗ nderuar me çmime, mirënjohje nga Shoqata të ndryshme të trevave mbarë shqiptare. Me vullnet e përkushtim  vazhdon të shkruajë duke i dhënë rrugë dhe jehonë vargut të saj margaritar.
Autorja jeton dhe vepron në Prishtinë, prej nga zëri i saj poetik shpërndahet tek adhuruesit e poezisë̈, duke sjellë frymën e saj krijuese.
 
ZEMRA QË RRAH PËR MUA- NËNA
 
Nënë, ku je, të thërras në ëndërr
si lulen e bukur, si erën në pranverë.
Hapat e tu më mungojnë në prag
zëri yt s’jehon më në shpirtin tim me plagë.
 
Sytë e tu të mbushur me dritë
m’i kujton yjet në mesnatë.
Duart e tua – krahët e mi
më mbështillnin me aromë të ngrohtë.
 
Tani heshtja më flet për ty
malli më mbyt çdo fjalë në buzë.
Por ndiej ngrohtësinë tënde në shpirt
si dielli që lind pas një dite me stuhi.
 
Pushofsh në paqe, engjëll i bardhë
në zemrën time do mbetesh përjetë.
Se nënë s’është veç fjala e parë
por fryma që kurrë nuk shuhet.
 
TË PRES
 
Të pres si agimi që pret diellin
Si deti që pret dallgën në qetësi
Si lulja që pret një fllad pranveror
Të pres me shpirtin plot dashuri.
 
Të pres si shiu që pret tokën e etur
Si hëna që pret yjet në qiell
Si zemra që pret rrahjen e parë
Të pres me mall, me zjarr të fshehtë.
 
Të pres në heshtje, në ëndrra, në shpresë
Në çdo frymëmarrje, në çdo mendim
Të pres si një melodi e pambaruar
Që pret tingullin të kthehet në himn.
 
Të pres pa kohë, pa fund
Si zemra që pret dritën në errësirë
Të pres si toka shiun e artë
Se dashuria ime s'njeh ndarje as largësi.
 
DRITË DHE JETË DASHURIA
 
Dashuria është pranverë që lulëzon
Është shpresë që kurrë nuk shteron
Është forcë magjike që zemrat i bashkon.
Kur dashuria vjen shpirtin e ngroh
Në frymën e saj  bota mrekullohet
Qielli dhe toka në paqe përqafohen.
 
NË KRAHËT E KRENARISË
 
Në krahët e krenarisë fluturoj lart
Si shqiponjë e lirë në qiellin e art
Me zemër të fortë dhe shpirt dardane
Bota është e imja, krenare që jam shqiptare.
 
Krenaria s’është veç fjalë e kotë
Është rrënjë e thellë në tokën me lot.
Është gjaku i të parëve që rrjedh në damarë
Është flamuri që valëvitet në çdo trëndafil të bardhë.
 
Ajo më mban kur stuhitë më godasin
Kur errësira vjen dhe shpresat m'i shuan.
Më ngre në këmbë, më jep fuqi
Të përqafoj jetën, të ndjek çdo dëshirë.
 
Në krahët e krenarisë, unë gjej paqe
Një strehë e ngrohtë, një forcë që s’ndalet.
Është zëri i zemrës, zëri i fisnikërisë
Që më kujton gjithmonë kush jam dhe nga vij.
 
UDHËT E MIA
 
Në udhët e mia plot kthesa
Hapin e përqendrova me kujdes
Vitet me shihnin përmallshëm
Unë ecja, qetë, qetë
Edhe stinët më bashkoheshin
Në ëndrrat që na përcillnin
Mua dhe të tjerët bashkë
Dielli vazhdon rrugëtimin
Edhe mua më përcjellë
Një mall i lashtë!
 
CILIËN BOTË E BARTË MBI SUPE
 
E di poet tërë rrugëtimin
E ke të gjatë shumë të gjatë
Rrugës s'di çfarë ju pret
Supet ngarkuar me botën e rëndë
Shpirti yt falë misionit
Të duket fare e lehtë
Dhembjet dhe këngët
Të përzihen nganjëherë
Secilit ia gjen nga një vend
Shpirti yt i armatosur
Largon shpesh trishtim dhe brengë
Pena juaj ngjyros pikturën e kohës
Koha ndër breza shpirtin e poetit shpalos.
 
KOHA E POETIT
 
Në cilën kohë jeton poet
E pyetën lexuesit besnikë
E pyetën stinët zogjtë
U ndal poeti vështroi kohën
Heshti në mendjen e vet
Një ofshamë e lëshoi
Letrën e bardhë e drejtoi
Shpërthyen figurat n' vargje
Poeti ka kohën e vet
Arti i tij flet- flet
Në qiejt e mendimeve poeti fluturon
Mahnit me vargje një botë e krijon
Poeti është udhërrëfyesi i shpirtit tonë
Atyre u jep jetë u jep frymë u jep kuptim
Në faqet e heshtjes ai shkruan muzikë
Zëri i tij është histori që nuk shuhet.
 
Përgatiti për botim Abdullah Troshupa