Miranda Troci Derti!
GJARPNIN NDËR HASËR!!
O kohë e farueme e njerëzve të ftoftë.
Na ka marrë djalli por se shohim dotë.
Dreqi me ne tallet ne duartrokasim.
Ata luajnë lojën ne me vete flasim.
Të ligtë e kohës moti shtrydhën kockë e palcë.
Djallëzinë na mbollën me rrënjë e farë.
Gjarpri nën hasër flen nën brinjët tona.
Në koka të budallëve atyre iu mbushet torba..
O mjeran ku ki ra blijë ditë e rrno..
Rend pas të keqes që të ndjellë çdo ditë.
Ta shtrëngon lakun e ty prapë aty shko.
Eh terrin që t.ka qorru e s.sheh kurrë dritë.
Ujqtë që sillen vërdallë mbi ne gjejnë ushqim .
Edhe kokën na matin me pe ditësh pa mbarim.
Sa ju prishet havaja dhëmbët kërcëllojnë.
Shqyhen mes vetit njëri tjetrin sulmojnë.
Kope ulërimash lehin gjithë njëzëri..
Kurbani i tyre jemi ne të ngratë.
Shahen bëhen horë ç.tha e ç.bëri.
Ne kruajmë dhëmbët ata se hanë thatë.
Shkroi!
Miranda Troci Derti!
Reç Dibër!