Hasan Selimi - TRISHTOHET LULJA (refleksion)

Hasan Selimi - TRISHTOHET LULJA (refleksion)
TRISHTOHET LULJA
(Rrefleksion lidhun me poezinë e Dr. Manjola Hazir Brahaj)
 
E lexova dhe e recitova poezinë e poetes Dr. Manjola Hazir Brahaj, poezi e publikuar në rrjetin social FB me datë 22.10.2022. me titull:
“SOT PASHË NJI LULE TË TRISHTUME”
Befasia, gjithmonë është dyshim në cilindo aspekt të jetës, por në rastin konkret është një dyshim që letersia e has jo rrallë. Kjo poezi kapercen pikat e imagjinatës. Lulja është personifikimi i shumçkaje në jetën e një individi. Gruja-lule, në rastin konkret renditet në rradhën e parë. Ajo, gruja pra të nënkuptuarit gjithmonë lule.
Një poete, si Manjola, të detyron t’i hapësh rrugë fantazisë. Ajo ngjan vetë me lulen se në të vërtetë është e bukur, plot dituni dhe thjeshtësi.
Për të dalë tek poezia mund të thuesh se lulja dallon prej të gjitha bimsive të tjera. Poetja, jo pa qellim ka marrë si gjetje lulen. Jo se nuk i kanë shkruar lules të tjerë poet, por gjetja dhe shtjellimi metaforik në pjesën e lirizmit, të çon në një gjetje të re.
Shpesh kemi patur eksperiencë në muajt e dimrit, ku kemi kaluar në vende pa borë dhe lulja manushaqe kishte nxjerr kokën. Përtej, atij shpati i jepte hijeshi gjithë pyllnajës dhe dëbora aq e bukur binte nën hijen e saj.
Çdo vepër ka dialog në brendësinë e saj, por në cilëndo vepër ka më shumë se një strukturë, ka më shumë se sa një plan, ka më shumë se sa një analizë, e ndoshta ka më shumë se sa nje ide. Në lidhje me dialogun e një vepre, sado e vogel të jetë, simboli zë vendin kryesor. Lulja mbështet gjithë arsenalin e simbolit në këtë ide të justifikuar.
Letërsia nuk është një institucion të një kabineti përplot me njerëz. Në këtë rast e në të gjitha rastet poezia ven në lëvizje kabinetet njerzore të çdo administrate. Letërsia i paraprin shoqërisë në aspektin zhvillimor. Ajo është një superstrukturë, ku garancia e saj kapercen lidhshmërinë e harmonizuar të ligjësisë, jo vetem të natyrës, por edhe të asaj moderne. Koncepti i kësaj pjese të letërsisë së autores është një lojë formale e fantazisë krijuese me një dekor (mantel) allafranga që e nxjerr në kohë. Në rastin ma të keq, e len tek errsira dhe tek befasia e diktume e rastësisë.
Poetja shikon trishtimin e lules dhe ajo e përjeton atë trishtim brenda vetes. Imagjinon bletën që i merr nektarin, tjetër bletë nuk ndalon aty dhe fillikat mendon se lulja do vyshket, pasi aty nuk ndalon asnjë bletë tjetër, stinë e kapërcyer dhe moshë e djegun. Poetja ndoshta ka në imagjinaten e saj nuhatjen e deles dhe me gojë gërvish lulen duke e përbuzur atë. Ajo, lulja pra mbetet e vetme në furtunën e vjeshtës dhe kështu poetja dëshmon çiltaz….”
Unë që tan jetën kam mendue se lulet nuk mund të trishtohen, i kam pa si krijesa lumnimi n’parajsën e vet të paqtë,”
Poetja Manjola Brahaj e ka përçue fjalën tek krenaria dhe shenja e lavdisë për këtë krijesë të lumnume. Ajo që në vogli i ka marrë e dhënë lules, në blerimet dhe bukuritë e vendlindjes së saj, duke i krahasuar me krijesa të bukura të natyrës dhe duke i dhënë frymë metaforikisht. Ajo dekleron se lulet nuk mund të trishtohen. E vertetë, lulet edhe në fund stinë, janë krijesa ma e ndritshme. Ajo, lulja është parajsa e lumimit. Në çdo cep të botës, lulja dhe nëna thirren njësoj. Këto të dyja ndërthuren në të gjitha aspektet, e sidomos në atë të dashurisë dhe bukurisë. Ne, njerëzit në çdo ngjarje të rëndësishme të jetës, të gëzueshme e të hidhërueshme, dërgojmë lule, duke i vendosur një mbishkrim përcjellës krijesave/lule. Jo rrallë kemi pa edhe lule artificiale, por edhe ato kauçkna, japin një ngazëllim, shpresë, jetë edhe pse i dërgojmë në mort. E për këtë poetja vazhdon në logjikën e imagjinuar.
“kam mendue se në pranverë
Merr turr gjaku i tyne për me u djegë n’ekstazë,”
Si gjithçka që rrjedh e ringjallet pra eukuinoksi, ripërtëritja ose ringjallja në pranverë, poetja ka menduar se lulja përçon gjak në deje, si vetë njeriu si vetë jeta. Ajo e ka konsiderue lulen qenie që merr frymë, qenie që lëviz, qenie që mendon, qenie që jep jetë. Lulen e ka kosiderue gjalles që do digjet në ekstazë. Naiviteti i pafajësisë fëminore, ka arritur deri në fantazinë e kësaj poeteje duke idealizue lulen me një krijese.
Shpesh, vëmë re, se në çdo vepër ka dialog. Në këtë poezi ka më shumë rrëfim dhe shenjë lavdie. Racionaliteti i rrëfimit, këtu është pristigji intelegjent i poetes. Ajo ka vendos në dispozicion simbolikën dhe kohën për të kuptuar lexuesi sa mund të kuptojë. Por idenë e ka shtjelluar drejt dhe në mënyrën ma përcaktuese që kap kategoria filozofike ajo e njohjes. S`ka ma dritdhanse se sa të kuptohet që lulja merr dhe jep gjak, merr turr dhe digjet në ekstazë. Lulja ka kohët e veta, gjendje të saj, lind, rritet, digjet dhe vdes. Lulja ka një stinë pra, ka pranveren, ndërsa vera e vyshk dhe dimri e humbet.
“n’verë pjeket andrra e tyne e pashqiptueme prej nesh,
N’vjeshtë përmallohet kanga e tyne e dashtun,
E n’dimën gjumi i tyne i qetë.”
Poetja e ban lulen edhe këngëtare, duke diftuar se, n`verë lulja pjek këngen e saj, këngë të cilën ne nuk e kemi kënduar asnjëherë. Lules i kemi këndue, por jo mësue ta këndojmë këngën e saj. Ajo, lulja, pra ka një këngë që duhet dëshifrue dhe poetja e ka arrit këtë. E në dëshifrim na dha ne një rrëfim. Poetja ka mësue që në vogli këngën e lules në livadhet e Gashit të Gurit. Aty shtëpitë janë të mbushura plot me aromën dhe këngën e lulës. “Po piqej gjithçka”. Dhe ne e dimë pse poetja e përsërit këtë fjalë. Ajo e përsërit me një mjeshtri që takohet me qielloren. Kështu na duket si fjalë e parë, e dëgjume rishtazi, e amël dhe duhet mbajt mend, sepse lulet kanë andrra, është një metaforë brilante, duke cuar këto krijesa, qenje, drejt gjallërimit, sikur gjendja e tyre tani po pregadit projekte afat gjatë të jetës njerzore. Lulja andrrimtare, në subkoshjencë që ngjit shkallët e diellit. Lulja piqet në diellin e harresës, bjeshkës i jep pranverë.
E lulja përmallohet në vjeshtë, ky përmallim vjen prej këngës së vet. Lulet kanë edhe këngë që dashurojnë. Kënga e dashtun e tyne ka piskamen e mallit deri në kup të qiellit e dërguar me rrezen e diellit, rreze dielli kjo si antenë dëgjimi.
Pse, lulja flen? Jo more zotni lulja nuk është ariu polar. Ariu flen. Flen gjarpni. Lulja hesht! Ajo ka mallin e pjekjes, ka mallin e jetës, shef furtunën dhe mbrohet prej dimrit të ashpër.
Poetja përbetohet në rrëfim.
“Po kurrë nuk kam mendue që lulet trishtohen!”
Tash sa mot kam pas dëshirë të flas për lulen. Po po, unë që po shkruej këto rreshta, por nuk munda të gjëj figuracionet dhe metaforat që i bijen për shtat lules. Unë, lulen e kam quajtur andërr, por jo andrrimtare, unë e kam quajtur lulen këngë, por jo këngëtare, unë e kam quajtur lulen bashkohëse por jo që dashuron. Unë mendoja lulen që shpreh dashuri në dorën e një qenje njerëzore eshtrore, me ndergjegje, arsye.
Ja pra që lulja paska edhe frymë dhe këtë e përçoi poetja Manjola Brahaj e cila në një nga vargjet e poezisë, thërret.
“Ato janë lule, dhe me qenë lule për mu asht gëzim i jetës.”.
“Jo, nuk duhet të trishtohen lulet... luleve nuk u kanë hije lotët. E megjithatë sot pashë nji lule të trishtume, peshë e qiellit rëndonte mbi të, nuk munda ta shihja gjatë,”
Poetja këshillon i jep forcë simbolit të veprës saj. Ajo triumfon mbi atë panoramë kohe dhe hapsire që përjetoi një lule, atë pavdekësi të kësaj krijese që vet e metaforizoi në një qenje. Ajo thërret si në betejat e përgjakshme, nuk duhet të vdesim dhe nuk na ka hije të shkojmë drejt dëshpërimit. Nuk ka humbje, ka vetëm fitore dhe kështu e bani poetja lulen simbolin e saj në veprën e imagjinuar. Ajo dekleron që ka pa një lule të trishtume, duke e përsërit disaherë këtë metaforë dhe i ka dhanë një harmoni vargut. Si mjeshtre e letrave që është, ajo tregon hapur që pesha e qiellit rëndon mbi lulen, pasi edhe këtu trishtimi është i skajshëm. Gjallnia e saj vihet në dyshim, po afron dimri dhe acari, mund ta ngrijë lulen, kështu nuk mundi të shihej gjatë. Ndahet me lulen dhe fillon të mendojë për idenë. I rikthehet duke e përkëdhelë.
Përdorimi i dialektores në këtë poezi, gjen mbështetjen e ndërthuerjes të gjuhës së mësuar në bankat e shkollës, me atë folmen e paqme të midis rrugve t`kalueme. Poetja i jep zhvillim lules së bjeshkës së kudo ndodhun, në hapësirën tonë të lules së çdo stine.
Gjanësia e imagjinatës së poetes në këtë poezi, sa poetike aq edhe narrative, i jep bukuri me gjuhën që ajo përdor. Karakteri dhe ideja kryesore e parimit të mbivendosjes së ideve, e zgjanon fantazinë e cilitdo lexues në metaforën dhe simbolin e përcaktuar.
“trishtimi i saj ishte i tepërt për mua, sytë m’u përlotën.”
Poetja dhe ndjeshmëria e saj arrin folenë e gurit, ku në ftohtësinë dhe ngurtësinë e tij ngjitet me lotin që edhe mund ta çajë gurin dhe të ndërtojë aty një kopsht me lule. Me lule të gëzueme dhe t'i mbrojë vetë nga trishtimi.
Nga ne nuk mund të lindin krijesa të kthjellta dhe të lumtura se sa çastet tona të gëzueme. Karakteri i të gjallit dhe variaconet e tij janë tema dominante të kohës tonë. Lirika është madhështia e fateve të liga e të ndrituna të vete njeriut.
“E megjithatë sot pashë nji lule të trishtume,”.
 
Nga Hasan M. Selimi
Tiranë, më 06.11.2022