GRATË OSE “VËSHTRIMET” E HISTORISË
A e njihni Sophie Germain? Një filozofe dhe matematikane autodidakte, ajo mori identitetin e një burri për të studiuar në Politeknikun. Puna e saj avancoi ndjeshëm kërkimin matematikor. Teoria e saj mbi elasticitetin e materies ishte vendimtare në ndërtimin e Kullës Eifel.
Një nga matematikanet e para të epokës moderne, studentja klandestine, Sophie Germain nuk hezitoi të trajtojë disa nga problemet më komplekse matematikore.
Marie-Sophie Germain lindi në Paris në 1776. Ndërsa eksploronte bibliotekën e babait të saj, Sophie zbuloi një libër mbi historinë e matematikës. Duke lexuar se Arkimedi, gjatë pushtimit të Sirakuzës nga romakët në shekujt 3 para Krishtit, ishte aq i zhytur në matematikën e tij sa lejoi që të vritej nga një ushtar, ajo arriti në përfundimin se kjo shkencë ia vlen vërtet mundin dhe kohën për t'u studiuar.
Sophie mëson latinishten për të lexuar të gjithë librat dhe e kalonte kohën duke studiuar. Ajo nuk ishte e kënaqur me kaq dhe dëshiroi t'i bashkohet shkollës që sot quhet Politeknika për të trajtuar matematikën bashkëkohore. Në atë kohë, kishte vetëm një zgjidhje: bëhu burrë. Më pas Sophie uzurpon identitetin e një studenti që nuk ndoqi mësimet dhe bëhet Antoine Auguste Le Blanc gjatë studimeve.
Në këtë shkollë nxënësve u kërkohej të zgjidhin probleme dhe të japin komente nëpërmjet një buletini. Sophie-Antoine Auguste fillon një korrespondencë me matematikanët më të mëdhenj të kohës së saj, si Gauss dhe Lagrange.
Ajo punon në teoremën e famshme të Fermatit, përshkruan një klasë të veçantë numrash (që u bënë numrat kryesorë të Sophie Germain) dhe ofroi mjete të reja për të demonstruar teorema. Në vend që të kërkojë zgjidhjen e një ekuacioni të vetëm, gjen një zgjidhje të përgjithshme që lejon disa të zgjidhen menjëherë. Sophie nuk bën vetëm matematikë, por e krijon atë.
Shënimet e saj vihen re nga Lagranzh, i cili, i intriguar nga një gjeni i tillë, kërkon një takim. Ajo heziton por shkon atje si Sophie Germain. Matematikani vendos ta mbështesë atë në punën e saj.
Në 1808, Napoleonit iu shfaq një eksperiment që përfshinte vizatimin e formave gjeometrike me muzikë. Kur kërkoi shpjegime, askush nuk mund t'i japë. Më pas organizon një konkurs i cili do të shpërblejë atë që mund ta arsyetojë këtë fenomen.
Sophie prezantohet me një teori të dridhjeve (që zhvlerëson një teori të një matematikani të madh të kohës, Poisson). Ajo është gruaja e parë që fitoi një çmim shkencor të dhënë nga Akademia prestigjioze e Shkencave, megjithëse nuk shkoi aq larg sa të publikonte kërkimet e saj.
Puna e saj mbi elasticitetin e materies ishte vendimtare në ndërtimin e Kullës Eifelit, por emri i saj nuk figuron në mesin e emrave të 72 shkencëtarëve të gdhendur në shtyllat e ndërtesës.
Kur ajo vdiq në 1831, asaj iu refuzua titulli i matematikanes. Në varrin e saj në Père Lachaise, Sophie Germain është "anuitante".
Teorema e saj mban emrin e Sophise.
"Kur dija është një masë gabimesh dhe të vërtetash, të përziera pa dallim, kur injoranca e gjatë shumë shekullore e kanë lejuar të hedhë rrënjë të thella, ndarja është e vështirë. Vjetërsia nuk dëshmon asgjë. Respekti, besimet e shumë moshave janë vetëm paragjykime. Dyshimi është i një njeriu të mençur, dhe nëse i mençuri dëshiron të ketë një mendim, dyshimi të çon në shqyrtim." - Sophie Germain, Vepra filozofike
Shqipëroi Ismail Ismaili