Meri Bo - DASHURIA NUK PIKTUROHET VARGËZOHET !

Meri Bo - DASHURIA NUK PIKTUROHET  VARGËZOHET !
DASHURIA NUK PIKTUROHET
VARGËZOHET !
 
Edhe nëse vjen në një mëngjes me re te nxira e shi,
nuk më shqetëson.
 
Është buzëqeshja jote, që më ndrin sa mijëra rreze.
Shiu do pushoj dhe retë,
do marrin rrezatimin e ngjyrave të ylberit.
 
E jotja gojë ëmbël që di të thotë
vetëm fjalë prej fryme, më ringjall përtej agonisë.
 
Nëse vjen pasditeve,
edhe kjo nuk më shqetëson.
 
Fytyra jote,
fton diellin të më zgjoj lumturitë
Të verboj natën, të thërras zogjtë
që t'më ulen në duar.
Dy diej do te ndizen, menjëherë në trupin tim.
 
Aroma e jaseminëve, do ta përmbytë verën
dhe brigjet e lumenjve të mi malorë.
 
Vetëm te lutem,
largoji mesditat dhe netët, e eja si agim !