FESTIVALI VEROR I LIBRIT NË DURRËS 17-21 GUSHT 2022
(Impresione për pesë netët e Festivalit të përbashkët të shtëpive botuese të Durrësit dhe Tiranës )
Në pesë netë të gushtit të sivjetëm në qytetin e Durrësit u luajt drama ngadhënjyese e kulturës durrsake. E ndarë në pesë akte kjo dramë përjetoi dyzimi sinkrion të ngjarjeve. Kur shtëpitë botuese dhe tre libraritë durrsake, pjesëmarrëse në Panair ishin në " ALARM" për shitje të librave, në skena të antikitetit durrsak shfqeshin virtuale drama, poezi, recitime nga librat e panairit, takime homazhi për emblemat apo ikonat e kulturës durrsake Gjergj vlashi dhe Mokiom Zeqo siç i ka përcaktuar Mjeshtri Haxhi Rama.
Ky ishte intersektimi i parë shitje dhe virtualitet skenik.
Në sheshin "Taulantia" ku u improvizua shkëlqyeshëm ky panair i organizuar nga Ministria e Kulturës. Bashkia Durrës dhe Shoqata e botuesve shqiptarë, pesë netë qenë "beteja" për kulturë. Njerëzit e shumtë që vizitonin stendat durrsake dhe tiranase përmes një lloj habie bleni libra dhe pyesnin për libra. Ky ishte intersektimi i dytë real.
"Një det me libra - shprehet administratori i Shtëpisë botuese 2M, zoti Aristark Osmani - një det me kulturë pranë valëve të Adriatikut, aty ku ajri është aq i pastër e i pandotur nga mendime hezituese."
Takimi i veçantë që pranë kësaj stende me Ministren e Kulturës Znj. Margariti dhe znj. Kryetare të Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako si dhe organizatorin e këtij panairi z. Petrit Ymeri ishte sa emocionues për shkrimtarët e rinj që janë me librat e tyre pranë kësaj stende si Pol Milo, Jani Koçillari etj por dhe një lloj programi në të ardhmen për afrimin dhe afirmimin e shkrimtarëve të rinj.
Ndërsa stendat e shumta luanin rolet e tyre reale në kontakt me lexuesit në pesë netët iu luajtën drama me pak akte, me një akt e me shumë art e emocion nën drejtimin e moderatores origjinale Teuta Dhima dhe regjizores absolute Driada Dervishi. Te Forumi Durrësit poetë e poezi shpërthyen plot larmi e art dramtik, në Oborrin e qendrës së Durrësit u diskutua për krijimtarinë e Loer Kumes dhe Rei Hodo; në galeritë e thella të amfiteatrit durrsak u shfaqën pjesë nga drama e papërfunduar por në përsosmëri "Shkurorëzimi" e shkrimtarit dhe kritikut Enton Bido e kur në ambientin e hapur të këtij amfiteatri, që zoti i ka falur Durrësit, u fol për Gjergj vlashin dhe Moikom Zeqon nga studiues të ndryshëm durrsakë dhe të ftuar nga Tirana; diskutim ceremonial në faqe të mureve të kalasë durrsake mbi veprën e re të Pol Milos "Medalioni i Dyrahut" dhe për librin e tij të parë "Shtegtimi i dinosaurve fluturues" si dhe diskutimi regjizoial i romanit të durrsakut të ri Brajan Sukaj, "Ciklopi";
Në këtë shkrim timin do të sjell pjesë nga statusi i moderatores Teuta Dhima, ku ajo jep disa mendime përfundimtare mbi pjesëmarrësit e dramës virtuale që shoqëruan veprimtaritë e shitjeve në distancë.
“Në këtë Festival, si moderartore që isha për mua ishte një eksperiencë e bukur, të cilën do ta kujtoj gjatë.
Në netët e tij, kam njohur shokë e miq, kemi shkëmbyer mendime, libra, autografë, duke pasur si emërues të përbashkët gjithmonë librin.
Qëllimi i këtij statusi është që të ndaj me ju miq një eksperiencë unike dhe të falënderoj:
Organizatorët e këtij eventi” Shoqata e Botuesve Shqiptar, kryetarin e saj z. Petrit Ymeri, znj. Mariana Ymeri që besuan në mua dhe në punën time.
Një falënderim të veçantë për regjisoren Driada Dervishi. Të punosh me të, është një eksperiencë e bukur dhe e veçantë.
Një falënderim për ata që u bënë zëri ynë në këto netë dhe pasqyruan me përpikmëri dhe përkushtim çdo aktivitet, gazetarët, reporterët, fotografët (Mila Ballhysa, Griseld Hoxha, Gezim Domi,etj...)
Ata që zbukuruan mbrëmjet tona me prezencën e tyre autorët( sipas netëve)
Një falenderim për miqtë që sollën mendimet dhe ngritën diskutime në takime:
, Kiara Juba, Joana Dhima, Frosina Bardhi, Oltsen Gripshi, Dorina Xheraj, Eda Deveja, Julia Sulstarova, Genciana Çako, Dorina Isufi, Enea Papa, Valbona Shkurti-Sakollari.
Një duartrokitje për ata që i zbukuruan këto mbrëmje duke na sjellë emocion . Aktorët: Mim Marjanaku, Marvin Tafaj, Xhuliano Brisku, Gezim Rudi, Adelina Muça.
Së fundmi, por jo për nga rëndësia, një falenderim zemre për të gjithë miqtë e mirë të librit që ishin prezent dhe na ndoqën në takimet tona dhe që iu dhanë atyre, vlerën e duhur.
Dhe në mbyllje, një falënderim të veçantë për koordinatoren e këtij Festivali, znj. Jeta Shyle për korrektësinë dhe efikasitetin e komunikimit me të.
Uroj që ky festival, të bëhet një traditë e bukur për qytetin tonë të mrekullueshëm, të bukurin Durrës.”
Po, këto ishin intersektimet e bulura të kulturës ku gjithçka fliste me gjuhën e artit se ishte pikërisht ashtu siç u shpreh shkrimtari i ri Pol Milo në takimin dramatik të natës së pestë që “letërsia hyn te artet e ashtu si të gjitha llojeve të artit, edha ajo është e lirë, pa korniza, prandaj letërsia është kaq manjetike në shpirtrat dhe mendjet njerëzore në mbarë botën.”
Durrësi këto netë që nuk ra edhe një pikë shi, ishte pjesë e këtij magnetizimi të botës letrare. Edhe pse me lodhje si pjesëmarrësit në panair me stendat e tyre ashtu dhe aktorët, shkrimtarët, regjizorët e shumë diskutantë ishin koshientë për sa vepronin. Edhe pse ndonjë referues shfaqi sindromën e belulit, përsëri çdo gjë mbaroi për së mbari. Edhe pse nuk pati vizita nga shoqatat e ndryshme të Durrësit si ajo e Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve, përsëri ishte shoqata “ Durrësi autokton” me në krye zotin Abdulla Deliallisi që shprehu mbështwetjen e plotë të shkrimtarëve durrsakë e sidomos atyre të rinj. Po kështu vlen të përmendet vizita e shkrimtarëve durrsakë Vladimir Muça dhe Meçan Hoxha të cilët shoqëruan të dyja llojet e kësaj drame të bukur me pesë akte.
Durrësi ka mirëpritur për pesë ditë me radhë letërsinë dhe artistët në emër të librit. Në destinacionet e ndryshme antikiteti është bërë bashkë me poetikën dhe interpretimin dhe interesktimet e kulturës në të aktet e kësaj drame ishte takimi ftonin këdo të bëhej mik me librin.