Blerta Tmava Veselaj ka lindur me 17. 04. 1991 në Mitrovicë. U rrit në fshatin Llugaxhi, Komuna e Lipjanit. Shkollën fillore e kreu në SHMF "Hasan Prishtina" në Llugaxhi, ndërsa gjimnazin në "Ulpiana” ne Lipjan. Studimet Bachelor dhe Master i mbaroi ne degën e Psikologjise në Universitetin “Fama” në Prishtinë.
Deri me tani ka botuar përmbledhjet poetike;
1. Lulëkuqja e fshatit-2004, 2. Luftoj me vargje-2010, 3. Fjalë shpirti-2022
Jeton dhe vepron ne Ferizaj.
VARGJE TËPASHKRUARA
E dashuroja atë kohë
Ah sa shumë e dashuroja
Kur mbështetur në krahët e tu
Zërin e ëmbël ta dëgjoja.
Kur për mua vargje thurje
Të dëgjoja plot dashuri
Ato vargje lindnin për mua
Vetëm për zemrën e shpirtin tim.
Ato mbetën të pashkruara
Vargjet e poetit tim
Por jetojnë thellë në mua
Deri në frymën e fundit tim.
Kryevepër e dashurisë
Që në shpirt më jetojnë
Ato mund të mos jenë shkruar
Por dashuria i jetësoi.
................................................
MALL
Këto pika shiu sot që bien
Më kujtuan këto fjalë
"Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjevamall."
E unë mall ndiej përherë
Në çdo kohë në çdo varg
E pres shiun të qajmë bashkë
Mallin pak që ta mbaj larg.
Por kur pikat e tij trokasin
Në dritare e në shpirtin tim
Mall, sa mall ndien i gjalli
A thua shuhet në amshim?
................................................
NË PRANGAT E TUA
Ka kohë që më ke lidhur duart
Por nuk ankohem
Ndihem pak e zemëruar
Po me ty çdo herëlehtësohem.
Më heq mallin e hidhërimin
Sa herë me ty shoqërohem
Mik më të mirë se ty nuk kërkoj
Je shoqërues i çdo kohe.
Sa ëmbël tingëllojnë fjalët
Si melodi muzikore...
Kur shkarravis në fletët e bardha
Vallëzojnë shkronjat prore.
E në pranga e tua rri
Të mërzitem s’e kam ndërmend
Shkrimi i ëmbël nga shpirti im
Për dashurinë gjithmonërrëfen.
E sa bukur radhiten fjalët
Shpirtin lehtas ma çlirojnë
Posi melodi e maleve
Dashurisë kur i shënoj.
................................................
FJALËT E QIRIRIT
(Titull i huazuar nga N. F.)
Fjalët e qiririt
Këtë herë janë nga unë
Për yjet e dashurisë
Që janë prezent çdo kund.
Një dritë e zbehtë
Sonte më shoqëron
Dëshirën për të shkruar
Si uragan ma zgjon.
T’i shkruaj dashurisë
Kjo dritë më inspiron
Jo asaj të shkuarës
Po kësaj që jeton.
Fjalët e qiririt
Këto do t’i quaj
Se janë dëshirë shpirti
Që më bëjnë të dua.
Të dua më ndryshe
Edhe në pak dritë
Më nuk ka errësirë
Pa pritur ka ikur.
Kjo dritë e zbehtë
Që po më mbush jetë
Si një fije shkrepëse
Ndjenja më ka ndezë.
E jetoj momentin
Po dhe dashurinë
Në fjalët e qiririt
Dhe në shpirtin tim.