Eduart Veli (Cikël poetik)

Eduart Veli (Cikël poetik)
...TI...! 
 
Ti, e mira ,ti e bukura, ti si kreshtë pëmbi valë,
ti,e çiltëra,ti e yllta ,ti që s'po më shuan mallë!
Ti, si drita e mëngjezit ,ti si trëndafil me vesë,
ti,e thjeshta gjer në dhembje,ti mi more mentë e kresë .! 
 
Ti,si flladi pranverës,ti plot nur,si zanë bjeshke, 
ti,si borë e bardhë në mal,ti moj ,si lule pjeshke.
Ti,si agu i pranverës,ti si perëndimi pëmbi det,
ti,që më ndjek si hije,ti që asnjë fjalë s'më flet ! 
 
Ti,muzikë e shpirtit tim,ti si fllad më përkëdhel,
ti,si një erë e lehtë,ti suferinë,ti okide në zabel !
Ti ,si bleta punëtore, ti ortek që zbret nga mali,
ca fjalë,dua të të them, fjalë zemre ,fjalë malli!
 
Ti,sykaltëra si deti,këmbëshpejta si drenushë,
ti,vullkan,e oqean,ç'erë të mirë,mban kjo gushë! 
Ti,ylber që del pas shiut,ti si hënë me rreze larë,
ti,si drita e mëngjesit,nuk rri dot moj pa të parë!
 
Si Venerë,që del mbi mal, nga qielli,më kërkon,
oazin tonë të dashurisë,me isharete më tregon!
Nëpër yje edhe planete,po kërkoj gjurmët e tua,
më lodhe o laureshë,mos u fsheh,se unë të dua!
 
Fjala zemrën e bën det,mall edhe mjaltë pikon,
ti,si shtojzovalle bjeshke,shpirtin tim a e lexon?
Zemra alfabet s'ka,në gjithë gjuhët është njëlloj,
sytë lexojnë me mijëra fjalë,merri..,po ti dhuroj!
 
KU SHKOI VAJZA ME TRËNDAFILA ?
 
Një vajzë,më ka mbetur në mendje,
dikur,shumë vite më parë kur isha i ri.
Me një trëndafil,e shihja çdo mbrëmje,
mbase,me një djalë kish rënë në dashuri!
 
E puthte trëdafilin,kur pranë më kalonte,
më buzëqeshte ëmbël,me sytë e shkruar.
Kujt vallë trëndafilat,kjo vajzë ja çonte?
Mos ndoshta me mua,ishte e dashuruar?
 
Çdo mbrëmje,vajzën prisja me padurim,
ajo shfaqej e bukur,me trëndafil në duaor.
Vajza me trëdafil,e trazonte shpirtin tim.
mos vallë dhe unë,me të isha dashuruar?
 
Te sofati portës, një trëndafil gjeja çdo ditë,
aroma e tijë,ish përzier me të sajën aromë.
Një puthje,në çdo petal,asaj i qeshnin sytë,
aroma e petaleve shpërdahej nëpër dhomë !
 
Nuk pata guximin ti thoshja asaj asnjë fjalë,
më dukej..,sikur do të tretej gjithë ajo bukuri.
Sikur do thoshte,trëndafili s'është për ty o djalë!
Me një tjetër djalë ,unë kam rënë në dashuri !
 
Nuk e di sa kohë kaloi,koha ikën si uji në gurrë,
një mëngjes,tek buqeta ca fjalë ishin shkruar.! 
Po iki i dashur,s'do të më shohësh më kurrë ...
Veç dije ,që ishe ti djali,që unë kam dashuruar !  
 
Se pashë më kurrë,vajzën me trëndafil në duar.
Iku nëpër botë,ndoshta një dashuri tjetër kërkon. 
Me cilin fatlum vallë,ajo vajzë është dashuruar?
Mos vallë akoma dashurinë e humbur kërkon ?!
 
MOJ ÇOBANESHË !
 
Një çobaneshë ,më ka mbetur në mendje,
shpesh herë,netëve nga gjumi më zgjon.
Me sytë e sajë të shkruar,më sheh me endje,
gjumash më thotë, për mua ti,nuk mendon?
 
Zgjohu, se sonte jam fare vetëm ,tek stani,
të kam dashur shumë,qysh nga fëmijëria. !
Jam vetëm,në një dasmë ka shkuar çobani,
eja,në stan,se për ty më dogji malli,dashuria!
 
U zgjova,dhe si dre ju ngjita malit  përpjetë ,
në çdo hap,zëri i çobaneshës më thërriste.
Hëna mikja ime e herëshme ,doli nga retë,
çobanka me të bardha,te dera e tendës,priste !
 
Asnjë fjalë,nuk muda të flisja,se ajo nuk priti,
ajo ishte edhe si zana e malit,dhe si luaneshë.
Më rrëmbeu në krahë,brënda tendës,më vërviti,
kjo çobaneshë e bukur,mi hoqi mentë e kresë!
 
Më ndukte, shtrëngonte, më puthte gjithë zjarr,
vetëm kjo tendë mali, këtë natë e di se ç'hoqi !
Çobaneshë e çmendur, oj çobaneshë e marrë,
si ndonjë  qengj pirës, mua sonte më rropi!
 
Qante, rënkonte, qeshte e thoshte të ëmbla fjalë,
sonte, do të rrjep si kec, nga unë s'ke shërim.!
Unë të desha si e çmendur, që kur jeshe djalë,
gjithë këto vjet, kam ngrënë veç lot e trishtim! 
 
Më ushqeu me arme kaçupi, e mish helli pjekur,
qumësht të freskët deleje dhe nga gjoksi i sajë!
E nxorra mallin më tha, që një jetë më ka djegur,
buzët i dridheshin, e filloi me ngashërim të qajë!
 
Po zbardhte, ndaj u ndava me çobankën e stanit,
delet sikur e ndjenë, e në korr zunë të blegërinë.!
Ti i thashë, kur erdhe në jetë ,ishe fati i çobanit, 
dhuroja vetëm atij oj çobankë, gjithë dashurinë! 
 
I mbytur në djersë, u zgjova nga gjumi i habitur,
pranë meje, çobanka e jetës sime flinte e qetë!
Ëndrrat e jetën, me aromë luleje, mi ka flladitur,
jashtë kishte zbardhur, kjo është jeta  e vërtetë!